Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, pas mbledhjes së pestë të Kuvendit Qendror të partisë, deklaroi se Aleanca për Shqiptarët (ASH) dhe koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) janë të përgatitura për një fitore bindëse në zgjedhjet lokale të 19 tetorit, duke paralajmëruar një epërsi të madhe ndaj koalicionit rival, VLEN. “Jam i bindur që më 19 tetor, AKI do të dalë me një rezultat të fuqishëm në nivel shteti. Epërsia ndaj VLEN-it do të jetë mbi dy me një. Kjo nuk është vetëm pritshmëri, por një sinjal shumë i qartë edhe për qytetarët shqiptarë, edhe për kryeministrin se kush e ka përkrahjen reale të shqiptarëve”, theksoi Taravari në deklaratën e tij për media. Gjatë mbledhjes, u konfirmua zyrtarisht pjesëmarrja e ASH-së në koalicionin AKI, si dhe u miratuan katër kandidatë për kryetarë komunash nga ASH, të cilët, sipas Taravarit, gëzojnë cilësi të lartë profesionale dhe integritet njerëzor. Bëhet fjalë për Valbon Limanin për Gostivarin, Blerant Ramadani për Sarajin, Nazim Taipi për Tearcën dhe Isen Shabani për komunën e Vrpaçishtit. “Kandidatët tanë janë emra të respektuar dhe do ta fitojnë besimin e qytetarëve. Synojmë të fitojmë që në raundin e parë në 7-8 komuna, ku mesin e atyre komunave që do fitohen që në raundin e parë janë katër kandidatët e ASH-së”, deklaroi ai. Po ashtu, Kuvendi kaloi edhe listat për këshilltarë komunalë, të cilat, sipas Taravarit, përfaqësojnë njerëz me kapacitete të larta dhe përkushtim në shërbim të qytetarëve. Në këtë mbledhje, Flakron Bexheti u zgjodh nënkryetari i katërt i Aleancës për Shqiptarët, me votë unanime nga kuvendarët. Taravari e quajti atë një figurë të rëndësishme në historinë e partisë dhe një nga themeluesit e saj. Duke komentuar zhvillimet politike dhe ndarjet e fundit, Taravari u shpreh me tone të qarta për ish-funksionarët që janë larguar nga ASH, duke theksuar se nuk do të ketë kthim pas, pavarësisht çfarë vendimesh mund të marrin në të ardhmen. “E kam thënë dhe e përsëris: Azir Aliu dhe Arben Fetai nuk kanë më vend në Aleancën për Shqiptarët. Edhe sikur t’i bien pishmanit, dera është mbyllur për ta. Ata janë të vetëdijshëm që nuk kanë më asnjë peshë politike. Vendos qytetari me votë – dhe më 19 tetor do të shihet qartë se kush e ka përkrahjen reale dhe kush ka mbetur vetëm me fjalë”, tha Taravari. Ai shtoi se funksionarët e larguar nuk janë më përfaqësues të ASH-së dhe nuk mund të rikthehen në radhët e saj. Lidhur me përgatitjet për zgjedhje, Taravari tha se koalicioni AKI është i konsoliduar dhe nuk ka nevojë për marrëveshje të reja. “Ne i kemi kandidatët, i kemi listat, e kemi strukturën. Këto janë zgjedhje lokale dhe qytetari voton për personin, për karakterin dhe angazhimin. Kandidatët tanë janë dinjitozë dhe do të marrin mbështetjen që meritojnë”, deklaroi ai. Taravari përmendi edhe procesin e mëhershëm të negociatave me ish-Frontin Evropian, duke theksuar se marrëveshjet me BDI-në janë arritur shpejt dhe pa ngërçe. “Me z. Ali Ahmeti kemi biseduar për një orë dhe i kemi mbyllur të gjitha. Edhe grupet e punës kanë pasur vetëm dy-tre takime. Kemi bërë kompromise të balancuara për të gjitha partitë brenda AKI-së”, tha ai.

Taravari: Nuk ka kthim për Azir Aliun dhe Arben Fetain në ASH
- Shaqiri: Kërkesa ime ishte edhe në gjuhën shqipe, “shqipes” as vulë në Kuvend nuk i vendosin
- Ahmetit krejt ia lënë SEEN, askush s’i përgjigjet
- Natasha Lyonne mahnit në tapetin e kuq të “Euphoria” me pamje të guximshme dhe elegante
- “Drejtësia do ndryshojë rregullat”, Alibeaj zbërthen prapaskenat: Duan t’i vënë lakun…
Të fundit nga
Shaqiri: Kërkesa ime ishte edhe në gjuhën shqipe, “shqipes” as vulë në Kuvend nuk i vendosin
Sa i përket dokumentet të shpërndarë, ku deputeti Rijad Shaqiri, kishte parashtruar një kërkesë deri tek Sekretari Gjeneral i Kuvendit, në gjuhën maqedonase, Shaqiri, në emisionin “Debat në Shenja”, tha se e
Ahmetit krejt ia lënë SEEN, askush s’i përgjigjet
Tashmë u bënë mbi dhjetë orë që kur kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ju dërgoi një letër të hapur ndërkombëtarëve lidhur me zhvillimet e fundit politike në Republika e Maqedonisë së Veriut,
Natasha Lyonne mahnit në tapetin e kuq të “Euphoria” me pamje të guximshme dhe elegante
Natasha Lyonne la pak vend për imagjinatën kur u shfaq në tapetin e kuq në premierën e sezonit të tretë të “Euphoria” mbrëmë, e veshur me një bluzë transparente. Aktorja, 47 vjeç,
“Drejtësia do ndryshojë rregullat”, Alibeaj zbërthen prapaskenat: Duan t’i vënë lakun…
Politikani Enkelejd Alibeaj, i ftuar në nje emision televiziv, deklaroi se ndryshimi i rregullave për masat e arrestit me burg për të paraburgosurit është një përpjekje e pushtetit për t’i kufizuar hapësirat
Haziri zbulon se LDK ka kandidat për president, nëse arrihet marrëveshje me LVV-në
Lidhja Demokratike i ka emrat për t’i propozuar për president nëse arrihet një marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje. Këtë e ka bërë të ditur deputeti i kësaj partie Lutfi Haziri. Ai ka thënë

