taravari nuk je nacionalist nese flet shqip mickoski demantoj taravarin asnjehere nuk folem per gjuhen shqipe 647186dce0f6c

Taravari: Nuk je nacionalist nëse flet shqip, Mickoski: Demantoj Taravarin, asnjëherë nuk folëm për gjuhën shqipe

May 27, 2023
min lexim

-ads3-

Me hapjen e kushtetutës për futjen e bullgarëve në Kushtetutë, shqiptarët duan këtë mundësi ta shfrytëzojnë që të heqin termin 20% dhe të njëjtën ta zëvendësojnë me fjalët “gjuha shqipe”.

Lideri i ASH-së Arben Taravari në Click Plus u shpreh se Aleanca me këmbëngulje dëshiron që kjo të realizohet dhe nuk sheh arsye që dikush të jetë kundër. Ai edhe për VMRO-DPMNE-në thotë se nuk janë kundër.

“Për 20%shin jo që nuk kemi folur në Maqedoni. Kjo temë është hapur prej kur ishte Marrëveshja e Prespës dhe para saj. Ne si Aleancë për Shqiptarët e kemi biseduar edhe me partitë tjera politike, partitë më të mëdha maqedonase të themi. Absolutisht, në mars apo prill 2021 për gazetën Koha atëkohë Mickoski pati shkruajtur se nuk i pengon të largohet 20%shi. Z.Zaev kur votoheshte Marrëveshja e Prespës gjithashtu nga foltorja e Kuvendit tha se në hapjen e ardhshme të Kushtetutës nuk na pengon të largohet 20%-shi”, tha Arben Taravari – Kryetar i ASH.

Por lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski flet diçka tjetër. Thotë Se nuk ka biseduar me Taravarin konkretisht për gjuhën shqipe, ndërkohë sërish përmendi badenterin dhe balancuesin si kushte për heqjen e 20%.

“Kjo që është thënë nga z.Taravari e demantoj. Asnjëherë nuk kemi biseduar unë dhe ai për këtë temë. Për këtë temë po por për disa çështje tjera siç janë për atë se çfarë bëjmë me rregullin e badenterit, deri kur do të jetojmë në aparthejt ku pakica mbizotëron mbi shumicën. Çfarë bëjmë me rregullin e balancuesit? Dhe po, jam kundër që Maqedonia të definohet si shtet binacional”, pohoi Hristijan Mickoski – Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

E sipas Taravarit, në Maqedoni ka paragjykime që nëse flet shqip quhesh nacionalist, e nëse kërkon të largohet 20 përqindëshi, atëherë je ultranacionalist.

“Në shtetin tonë për fat të keq nëse flet shqip je nacionalist e nëse thua se duhet të hiqen 20% atëherë je ultranacionalist. Kështu që mendoj se kjo nuk është ndonjë kërkesë nacionaliste apo joraconale apo diçka që ka tendenca për paragjykime. Thjeshtë kërkojmë mbështetje nga bashkëqytetarët tanë me të cilët jetojmë dhe e ndërtojmë këtë shtet”, deklaroi Arben Taravari – Kryetar i ASH.

Përndryshe edhe kryetarja e grupës punuese për ndryshime kushtetuese së fundmi deklaroi që kjo çështje nuk është pjesë e planprogramit të kësaj grupe punuese.

MARKETING

RENT A CAR

princi william flet per ndikimin qe muzika e tina turner kishte ne femijerine e tij permes saj ai mban gjalle kujtimin per nenen e tij princeshe diana 6471869bee14e
Story i mëparshëm

Princi William flet për ndikimin që muzika e Tina Turner kishte në fëmijërinë e tij – përmes saj ai mban gjallë kujtimin për nënën e tij, Princeshë Diana

live priten rezultatet e kunderofanizves ukrainase zbulohet plani i radhes i rusise 64718a20529f3
Story i radhës

LIVE: Priten rezultatet e kundërofanizvës ukrainase, “zbulohet” plani i radhës i Rusisë

Të fundit nga

Horoskopi i datës 22 maj 2025

Dashi Gjatë gjithë kësaj dite mund t’iu dalin edhe pengesa, por nuk duhet të dorëzoheni asnjëherë. Nga ana tjetër ecni gjithmonë me planifikim dhe nuk do gaboni. Perspektivat për ju të dashuruarit
ShkoLartë