Qoftë në opozitë, qoftë në pushtet, Aleanca për Shqiptarët do t’i votojë ndryshimet kushtetutese, ka thënë sonte kreu i kësaj partie, Arben Taravari, në emisionin Top Tema.
“Aleanca mund të jetë jashtë ose brenda qeverisë. Derisa flasim, Aleanca për Shqiptarët është partia më e fortë opozitare shqiptare me 8 deputetë, që ka deklaruar qartë se do të mbështesë rrugën euroatlantike të Maqedonisë”, është shprehur Taravari.
Sipas tij, rruga evropiane e Maqedonisë nuk duhet të ndalet fare dhe se ndryshimet kushtetuese nuk shkaktojnë fare problem.
Nëse dikush synon ta ngadalësojë rrugën e Maqedonisë drejt Bashkimit Evropian, ne jemi absolutisht kundër, thotë Taravari, duke shtuar se do të insistojnë me aq sa munden që të ndihmojnë procesin për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian sa më parë.
Sa i përket kërkesës për futjen e gjuhës shqipe në kushtetutë, nëse hapet procesi i ndryshimit të saj, Taravari vlerësoi se gjuha shqipe është gjuhë zyrtare në Maqedoni, por në kushtetutë qëndron si gjuhë e folur nga 20% e popullatës.
“Kërkesa jonë është: gjuhët zyrtare në Republikën e Maqedonisë janë Maqedonishtja dhe jo të qëndrojë 20%, por Gjuha Shqipe”, thotë Taravari.
Sa i përket balancuesit, Taravari tha se fatkeqësisht po keqpërdoret dhe se partia e tij është pro miratimit të ligjit për përfaqësim të drejtë.
Burimi:________