Taravari konfirmoi telefonatën me afaristin që e denoncoi për kërcënim! Policia ende nuk e ka dorëzuar raportin në Prokurori

October 2, 2024
1 minut lexim

 

Arben Taravari pranoi sot se ka kontaktuar me telefon një afarist nga Gostivari, i cili ditë më parë kishte denoncuar në polici se ishte kërcënuar nga Ministri aktual i Shëndetësisë dhe ish-kryetari i Gostivarit.

“E kam telefonuar por nuk e kam kërcënuar”, pretendon ministri I shëndetësisë dhe ish kryeytar I Gostivarit Arben Taravari.

Dje MPB për Klan Maqedoni konfirmoi rtastin në fjalë, ndërsa sot kemi kontaktuar  Prokurorinë Publike, nga ku na thanë se policia ka informuar prokurorin publik kujdestar ditën kur ndodhi ngjarja. Prokurori kishte urdhëruar mbledhjen e fakteve dhe materialeve për rastin, ndërsa theksojnë se deri më tani nuk ka pasur ndonjë njoftim të dytë nga policia.

Sipas informacioneve tona, edhe denoncuesi është kontaktuar nga persona të afërt të Arben Taravarit të cilët I kanë kërkuar të tërheqë paraqitjen, por deri më tani kjo nuk ka ndodhru. Sipas burimeve të Klanit – policia vazhdon ta mbajë aktive paraqitjen. Mbetet për t’u parë nëse rasti do të mbërrijë në duart e prokurorisë apo do të humbet në sirtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Burimi: TV KLAN

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Siljanovska Davkova priti përfaqësuesit e Lidhjes së Shoqatave të infermierëve, teknikëve, akushereve dhe infermierëve dentar

Story i radhës

Linda Halimi shfaqet provokuese si kurrë më parë, pozon në bikini

Të fundit nga

ShkoLartë