Taravari: Kemi një propozim të parefuzueshëm, ua bëjmë të ditur ambasadave

min lexim

Aleanca për Shqiptarët ka gati propozime për ndryshime kushtetuese, të cilat së pari do t’ua prezantojnë përfaqësuesve ndërkombëtarë në vend. Këtë e ka bërë të ditur kryetari në detyrë i partisë Arben Taravari në intervistën e përjavshme të Radios Evropa e Lirë, ku tha se parimisht janë për ndryshime kushtetuese, por me kushte.

ARBEN TARAVARI, ALEANCA PËR SHQIPTARËT

“Cili do të jetë kushti ynë i parë është diçka që javën e ardhshme do ta promovojmë së pari përmes ambasadave më të rëndësishme. Do të themi cili është kushti ynë kryesor, normalisht kushti i dytë është heqja e termit 20 për qind nga Kushtetuta, praktikisht përdorimi i maqedonishtes dhe shqipes si gjuhë zyrtare. Por, kushti i parë do të jetë shumë interesant”  

Ai tha se për propozimit e tyre të parë, të cilin nuk e zbulon, janë konsultuar me ekspertë ndërkombëtarë, të cilët u kanë dhënë ide dhe sugjerime që do të ishin të mira për të gjithë vendin. “Mendoj se kjo nuk do të mund të refuzohet nga asnjë parti politike”, tha Taravari.

Taravari mohon se është takuar me Ahmetin dhe Kovaçevskin për negociata të mundshme për hyrjen në Qeveri.

ARBEN TARAVARI, ALEANCA PËR SHQIPTARËT

“Për fat, partia jonë nuk është si partitë e tjera. Vendimi nuk merret nga kryetari në detyrë. Është një çështje shumë serioze. Duhet ta diskutojmë seriozisht, të mendojmë dhe të shohim “cost benefit”, çfarë mund të ndihmojmë dhe në fund të shohim nëse do të dëmtonte partinë”

Taravari tha se Aleanca për Shqiptarët është gati për zgjedhje të parakohshme, diku mars-prill, nëse do të mbaheshin, por mendon se në këtë periudhë krize duhet unitet. Taravari tha se do të preferonte më shumë një qeveri ekspertësht jopartiake.

/SHENJA/

Story i mëparshëm

Talat Xhaferi dekorohet me titullin “Jarosllav i Urti” nga Zelensky

Story i radhës

Aksion policor në objektet hotelierike në Shkup

Të fundit nga