Taravari edhe zyrtarisht në agjendën e VMRO-DPMNE-së

February 20, 2022
1 minut lexim

Arben Taravari, sekretar i përgjithshëm i ASH-së dhe kryetar i Komunës së Gostivarit është edhe zyrtarisht në Agjendën e partisë maqedonase opozitare VMRO-DPMNE shkruan TetovaSot

Komisioni për kulturë pranë kësaj partie më datë 21 shkurt në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare organizon një tribunë me titull “Gjuha amtare është identitet” në të cilin do të merr pjesë me ftesë speciale edhe Arben Taravari .
Në këtë tribunë do të jetë edhe vetë kreu i VMRO-së Hristian Mickovski.
Kjo ngjarje do të mbahet në Qendrën Kulturore në Gostivar në orën 12 të hënën.

Ndryshe VMRO-DPMNE vazhdon të ruajë raportet e shkëlqyera me ASH-në e veçanërisht me njeriun e dytë të kësaj partie z.Taravari.Këto raporte të tyre u mishëruan në zgjedhjet lokale ndërsa po vazhdojnë përmes formave të ndryshme edhe sot e kësaj dite siç është rasti edhe me ftesën për pjesëmarrje të sekretarit të ASH-së në një debat ku do të diskutohet për identitetin e gjuhës amtare.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Konferenca për siguri në Mynih, Kovaçevski: Morëm mbështetje për eurointegrime

Story i radhës

“Plisat” të frustruar me formën e Prishtinës

Të fundit nga

Drilon Ganiu, sekretar Gjeneral i FFM-së

Pas zgjedhjes së kryetarit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Masar Omeragiq, ky i fundit në mbledhjen e mbajtur emëroi bashkëpunëtorët e tij me të cilët do të operojë në federatën më
ShkoLartë