“Plisat” të frustruar me formën e Prishtinës

Prishtina është mposhtur sot nga Ballkani (0-2), në kuadër të xhiros së 20-të të Superligës së Kosovës.

Kjo humbje dhe forma katastrofale që po kalojnë kryqytetasit, ka shkaktuar zemërim të madh te tifozët besnik të kësaj skuadre, “Plisat”.

Tifozëria e badhekaltërve ka bërë një veprim të paprecedentë, ku pas ndeshjes janë futur në zhveshtore dhe kanë marrë të gjitha fanellat e ekipit.

“Plisat” kanë publikuar videon në faqen e tyre zyrtare duke bashkangjitur edhe një reagim të ashpër.

“NDRESA E PRISHTINËS NJERSITET, NUK PËRLYHET!

KF Prishtina sivjet feston 100 vjetorin e saj. Historia një shekullore asesi nuk guxon të përlyhet, e sidomos në këtë mënyrë.

Plisat dhe gjithë simpatizuesit e klubit të zemrës, Prishtinës, nuk i’a kanë borxh askujt të jenë dëshmitarë të një nënçmimi kaq të dukshëm ndaj emrit Prishtinë, ngjyrave bardh e kaltër, e fanellës me emblemën legjendare.

Frustrimi i tifozëve asnjëherë s’ka të bëjë me largimin e synimeve nga titulli, sepse dëshmi për këtë kemi periudhën 2013-2021 ku pa as një titull të fituar, nuk lamë vend pa shkelur në Kosovë, vetëm të jemi pranë saj. Por, neglizhimi i menaxhimit të klubit, mosangazhimi total i lojtarëve në fushë është pika jonë e dobët, ajo që nuk mund ta falim.

Fajtori nuk na intereson,

Zgjidhja ju përket juve,

Ne duam klub me dinjitet,

Përndryshe, këto fanella nuk përlyhen.

Pamje nga dita e sotme pas ndeshjes KF Prishtina – Ballkani. Janë marrë gjitha fanellat e klubit nga zhveshtoret.

100 vjet KF Prishtinë!

35 vjet Plisat!”, shkruan në reagimin e “Plisave”!.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Taravari edhe zyrtarisht në agjendën e VMRO-DPMNE-së

Story i radhës

Basha: Qeverisë i kanë shpërthyer ujërat e zeza, incineratorët u kanë vjedhur shqiptarëve 430 mln euro

Të fundit nga