Taravari: BDI-ja në zgjedhje lokale ka mundësi të demonstrojë muskujt e saj etnik

November 18, 2024
1 minut lexim


Arben Taravari thotë se VLEN-i është i gatshëm edhe për zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me lokalet në tetor të vitit të ardhshëm, por që sipas tij kjo është shpenzim shtesë për shtetin.

“Zgjedhjet lokale janë pas disa muajsh, aty BDI-ja ka mundësi të demonstrojë muskujt e saj etnik. Ne dalim që nesër në zgjedhje por organizimi i tyre ka kosto financiare, dhe nuk mund të lejojmë që të plotësojmë lajthitjet e BDI-së në kurriz të buxhetit modest të shtetit. BDI-ja është në gjendje paniku dhe asnjë kërkesë apo mendim i saj nuk është i udhëhequr nga arsyeja e shëndoshë. Më vjen keq se si po i lënë Shqiptarët pa opozitë”, tha Taravari në intervistë për “Albanian Post”.



Burimi: TV21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ali Ahmeti kërkon veprime: Qeveria e Kosovës të mos heshtë për shqiptarët në RMV

Story i radhës

U arrestuan gjatë operacionit të SPAK, trafikantët dhe kimistët në kafazin hekurt të GJKKO-së për t’u njohur me masat e sigurisë

Të fundit nga

ShkoLartë