Negociatat Kosovë-Serbi e kanë një histori mjaft të gjatë pas përfundimit të luftës së fundit në ish-Jugosllavi dhe në Kosovë.
Sa herë janë ndërruar grupet e negociatorëve nga të dyja shtetet Kosovë-Serbi, negociatat kanë qenë shumë të mundimshme për shkak të refuzimit të palës serbe për të pranuar zgjidhje të drejtë për të dyja shtetet pas luftës, e jo vetëm në interes të zgjidhjeve hegjemoniste të Serbisë kundër Kosovës.
Në kuadër të negociatave të Brukselit Kosovë-Serbi, kanë qarkulluar ca zgjidhje të pafavorshme për Kosovën, siç ishte shkëmbimi territoreve Kosovë-Serbi, pastaj themelimi i një Asociacioni të komunave me shumicë serbe të pakicës serbe në Kosovë, me kompetenca ekzekutive sipas kërkesës së shtetit të Serbisë, e cila aproksimativisht do të dukej si Republika serbe e Bosnjës.
Serbia sa herë i ka nderprerë negociatat me Kosovën, për këtë e ka akuzuar padrejtësisht Kosovën, duke e dezinformuar faktorin ndërkombëtar kinse Kosova i kundërshton bisedimit për një të ardhme paqësore me Serbinë, pas një lufte të përgjakshme.
BE-ja dhe SHBA-të, herë pas here kanë shtytë të dyja shtetet për t’i vazhduar negociatat për një të ardhme paqësore, jo vetëm në mes tq Kosovës dhe Serbisë, por edhe të paqes dhe sigurisë në tërë Rajonin e Ballkanit dhe më gjerë.
Negociatat momentalisht janë ndërprerë për shkak të kundërshtimit të Serbisë, me shpresë se së shpejti do të rifillojnë përsëri.
Pas vendosjes së raporteve miqësore dhe vëllazërore në mes kryeministrit aktual të Shqipërisë Edi Rama, me presidentin aktual të Serbisë, ish ministrin të informacionit të Millosheviçit, Aleksander Vuçiqit, dyshohet se negociatat do të marrinë një kahje krejtësisht tjetër në dëm të Kosovës e në favor të Serbisë.
Është për të dyshuar se zgjidhja që ofron lobi Rama-Vuçiq, është edhe interes i fuqive të mëdha:
Serbisë t’i jepej veriu i Kosovës, duke përfshi edhe një pjesë të kompleksit “Trepça”, pastaj bashkimin e Republikës serbe të Bosnjës me Serbinë, me kusht që Serbia, ta ndërpresë bashkëpunimin me Rusinë dhe për të gjitha këto koncesione Serbisë, Serbia t’i bashkohej Paktit NATO.
Ç’është e vërteta me qeverinë aktuale një arritje e tillë politike Kosovë-Serbi do të jetë absolutisht e papranueshme dhe e pamundur, prandaj lobi Rama – Vuqiq, me përkrahjen edhe të shteteve më të fuqishme evropiane dhe SHBA-ve, do të influencojnë që të rrëzohet qeveria aktuale për t’i krijuar rrethanat për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme me qëllim që të themelohej një qeveri tjetër në Kosovë, e cila do ta pranonte zgjidhjen Rama-Vuçiq, me përkrahjen edhe të fuqive tjera evropiane.