Talkshow televiziv me kryeministrin Rama – tema Ballkani i Hapur

min lexim

Të dashur shikues sonte kemi nderin që mysafir tonin ta kemi kryeministrin e Shqipërisë zotin Rama, me të cilin do të diskutojmë mbi një temë shumë të nxehtë Open Balkan, që ndër shqiptarët ka ngjallur konfuzion.

Zoti Rama, në Gjermani çdo vit publikohet fjala më e përdorur në sfondin vjetor, prandaj nëse e marrim një shembull të tillë, fjala më e përdorur ndër shqiptarët duhet të jetë Ballkani i Hapur.

Rama: jam dakord sepse sapo t´i hapësh gazetat apo portalet, ke për ta hasur këtë fjalë. Është bërë sikur pinë bozë, han qershia, apo shkon në WC.

Pse ndodh kjo zoti Rama, a keni farë ideje.

Rama : mua më ndjekin këmba këmbës, o më quajnë tradhtar, vëllau i Vuçiqit, sharlatan, i involvuar me krimin e çka jo tjetër. Po kështu e kanë të mjerët shqiptarë. Ti mundohesh që t´i ngish bukë, kurse ata ta derdhin tenxheren me qumësht. Ata s’kanë lënë kënd pa e njollosur dhe akuzuar. Ta bëjnë gjyqin dhe duan të varin. Thash këta janë bashkëkombësit e mi. T´i mundohesh për ta, kurse ata po mundën, të hanë me rroba veshë.

Zoti Rama, mund të jetë periudhë e suksesit tuaj: Metën e zëvendësuat, Bashën e paralizuat, Berishën me non grata e keni futur në kurthë, me Ballkanin e Hapur po avanconi, a mund t´i quani këto suksese të juaja? 

Suksese janë, aty s´ka dyshim, po unë nuk i marr mbi vete. Unë them që bashkërisht i kemi arritur. Merita është e popullit, pastaj e imja. Këto suksese i kam pasqyruar jo të gjitha, po pjesërisht në Instagram, Facebook, Twitter, Tic – Toc etj. dhe u jam mirënjohës ndjekësve të mi, me të cilët komunikoi hapur.

T´u kthehemi pak temave të nxehta zoti Rama. Kosova ju akuzon se nuk i përfillni interesat e saj, derisa e thelloni miqësinë me presidentin serb Vuçiq

Rama : Kosovën sa herë që kam pasur rast e kamë përmendur, në biseda, në ndeja, në forume, në simpoziume, në konferenca shtypi, në darka e dreka.

Si shembull mund ta ceku se sa herë jemi takuar në takimet e Open Balkan gjithmonë i kam bërë apel Kosovës, që të merr pjesë në takimet tona. Unë nuk mund t´i sjell ata me zor, sepse jetojmë në shtete demokratike. Vuqiqin e kam bindur që ta respektoi edhe Kosovën ashtu siç e respekton Shqipërinë. E kam lutur për marrëdhënie dhe sjellje miqësore ashtu si ndaj Shqipërisë.

Ne po e emërojmë Open Balkan, pasi ia ndërruam emrin, kurse Kurti dhe Vjosa kanë ngulur këmbë në procesin e Berlinit.

Unë nuk shoh kurrfarë dallimi këtu. Qëllimi është i përbashkët. Ne duam ta harrojmë dhe të ikim nga e kaluara.

Ju e përcollët diskutimin tim në Ohër. Unë fola. Më ke vrarë të kam vrarë. Më ke ndjekur, të kam ndjekur. Edhe SHBA i kishte hedhur dy bomba atomike në Japoni, po sot janë miq të vërtetë mes vete. Pse ne mos ta zbatojmë të njëjtën veprim.

Serbia në atë kohë nuk ishte demokratike. Miloseviqin i cili ishte fajtori kryesor për luftërat ballkanike e dorëzuan në Hagë. Cili e dorëzoi. Ja ky Vuçiqi, për të cilin nuk leni gjë pa thënë. Po qe do, ju nuk po thoni vetëm për te, po çmos  thoni edhe për mua.

Unë vetëm e kam lëkurën e trashë,  sepse po të lexoja e dëgjoja ç´flisni për mua, do më kishit çmendur.

Unë qartë ju tregova, e tëra që po na intereson është ekonomia dhe lëvizja e lirë.Secili duhet të mendoi për vendin e vetë, ashtu siç është më së miri.

Zoti Rama, ne po ju kuptojmë, po kohët e fundit parlamenti shqiptar nuk e ka votuar rezolutën për gjenocidin serb në Srebrenicë. Po ashtu një rezolutë e ngjashme po përgatitet për gjenocidin serb në Kosovë, që po ashtu ka shenja se nuk do ta votoni.

Rama: kjo e tëra është një lojë. Këtë loja e ka organizuar opozita në krye me Berishën të cilin unë e kam quajtur një kufomë, prandaj ne nuk votojmë rezoluta nga kufomat.

Kjo kufomë dhe kufomat e tjera duan të më prishin me presidentin Vuçiq me të cilin jemi shumë afër të avancimit dhe kurorëzimit të Open Balkan. Ne të dy, pra me presidentin Vuçiq jemi duke e reformuar Ballkanin dhe kemi vendosur që procesin ta rrumbullakojmë. Në këtë drejtim ne kemi shumë kundërshtar dhe armiq, por nuk do të ndalemi. I pëlqeu dikujt kjo apo jo. Shqipërinë do ta ribëjë sërish, po qe nevoja edhe me Serbinë.

Mars – Rover  (Talkshou i shkruar)

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Zelensky: Pranimi i Ukrainës në BE do të forcojë bllokun

Story i radhës

23 vjet nga çlirimi i Kosovës

Të fundit nga