Një moment i veçantë familjar është ndarë me publikun nga këngëtari Korab Shaqiri, i cili ka publikuar një video të shkurtër të djalit të tij, Alte Shaqiri.
Vetëm nëntë vjeç, Alte është shfaqur duke interpretuar në shesh “Fjalët e Qiririt”, vepër e gjyshit të tij, Ilir Shaqiri.
Performanca është shoqëruar nga tingujt e çiftelisë, të interpretuar nga muzikanti Fatmir Makolli.
Përmes këtij interpretimi, i vogli Alte ka tërhequr vëmendjen jo vetëm për moshën e tij, por edhe për mënyrën se si e përcolli një vepër të rëndësishme të gjyshit të tij.
Shaqiri e ka shoqëruar videon me një mesazh domethënës në Facebook: “Në ditët e vështira, fjalët e qiririt na kujtojnë se drita e së vërtetës nuk shuhet”.
Talenti muzikor duket se është një pjesë e rëndësishme e familjes Shaqiri, ndërsa Alte, ndonëse ende i vogël, ka nisur të tregojë interes dhe prirje për muzikën.
Interpretimi i tij, i shoqëruar me çifteli, sjell edhe një kombinim të bukur mes brezave, duke përcjellë një pjesë të trashëgimisë artistike familjare te brezi i ri.
Burimi: botasot.info


