Taksitë individuale në Prishtinë bëhen me ngjyrë të verdhë

November 25, 2022
1 minut lexim

Në seancën e Kuvendit Komunal të Komunës së Prishtinës është bërë miratimi i rregullores së re për auto-taksitë.

Drejtori i shërbimeve publike, Iilirik Musliu ka ndarë disa detaje nga kjo rregullore.

Më poshtë gjeni disa nga detajet e kësaj rregulloreje:

-Veturat për taksi individual do të kenë ngjyrë të verdhë dhe do jenë në harmoni  me trafikun urban, kurse ngjyrë të bardhë për taksi kompani.

-Numri i licencave do jetë sipas rekomandimeve të planit të mobilitetit, viti i prodhimit të jetë jo më i vjetër se 8 vjet për licencat ekzistuese, kurse për licenca të reja,  vetura duhet të jetë hybrid apo elektrik.

-Taksi individ për licencë do paguajë 300 euro  për vit, pra 5 euro në muaj për 5 vite, taksi kompani 1000 euro për 5 vite.

-Për certifikatë, taksi individ duhet të paguajë 365 euro në vit, taksi kompani 547 euro në vit për secilën veturë.

-Të gjitha taksitë individ në pronësi të gjinisë femërore lirohen nga taska në vitin e parë.

-Kompanitë do kenë në maksimum 40 makina.

– Në janar 2023 hapen thirrjet për aplikim dhe deri në qershor rregullohet.

Sipas drejtorit Musliu, taksi individual, diku 30 % janë brenda kushtit 8 vjeçar, përqindjes tjeter u’a kane dhënë mundësinë e tranzicionit për të investuar.

Lidhur me këtë rregullore pati kritika nga opozita.

Bahri Gashi, asamblist i AAK-së tha se problem do rregullohet kur të largohen taksitë ilegale pasi më këtë rregullore, shumë taksi nuk kanë mundësi të blejnë makinë të re ose këto elektrike.

“Me këtë rregullore do rëndohet problemi i transportit në Prishtinë, problemi rregullohet kur të merreni me taksitë ilegale.  Çfarë do ndodhë me ata që nuk kanë mundësi të blejnë makinë të re ose Tesla”- tha ai.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Nga Kolumbia në Fier/ Si nisi hetimi për trafikun e drogës, SPAK: 430 kg kokainë, me vlerë 40 mln euro në thasët me pleh kimik

Story i radhës

Maqedonia e Veriut zyrtarisht bëhet anëtarja e 103të e GFCE

Të fundit nga

ShkoLartë