Nga Kolumbia në Fier/ Si nisi hetimi për trafikun e drogës, SPAK: 430 kg kokainë, me vlerë 40 mln euro në thasët me pleh kimik

Kreu i SPAK Arben Kraja dha sot detaje për operacionin antidrogë, ku u zbulua kokainë në thasët me pleh kimik.
“Kemi bashkëpunuar me policinë malazeze. Për t’u vlerësuar qëndrueshmëria e hetimit për t’i shkuar deri në fund”, tha Kraja.

Prokurori i çështjes dha më tej detaje konkrete.

Kemi regjistruar që në fund të korriku veprën penale për trafik të lëndëve narkotike. Ky procedim është hetuar në bashkëpunim të ngushtë me policinë e shtetit, BKH dhe disa agjenci të huaja ndërkombëtare dhe në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet malazeze të drejtësisë.

Ekzistonin të dhëna se në maj 2022 në portin e Kolumbisë ishite ngarkuar një ngarkesë me pleh kimik, që do të shkonte në Pire Greqi dhe më pas në Mal të Zi i porositur nga një shtetas shqiptar.

Kanë vijuar hetimet dhe nga verifikimi që kanë bërë autoritetet shqiptare rezultoi se porositës i mallit ishte një shtetas shqiptar që kishte hapur një aktivitet tregtar në Shqipëri në 2022.

Pasi sasia me pleh ka mbërritur në Shqipëri janë kryer veprimet doganore.

U pa e udhës që të mos ndaleshin vetëm te porositësi, por dhe të organizatorët, bashkëpunëtorët. Nga ana e GJKKO janë autorizuar dhe janë pranuar kërkesat tona për arrestimin e 4 persona.

10 masa sigurimi janë ekzekutuar dhe 14 për kontrolle.

Janë sekuestruar 15 mijë euro, 3 automatik, 3 pistoleta, 108 fishekë, 18 aparate celularë, 5 automjete, 20 paleta me 24 ton pleh artificial, brenda të cilit 430 kg kokainë, me vlerë 40 mln euro.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Bernardeschi: Nuk e di ku do të shkojë Ronaldo

Story i radhës

Taksitë individuale në Prishtinë bëhen me ngjyrë të verdhë

Të fundit nga