Takimi në Katedrale, çfarë i thanë Osmani dhe Kurti Sekretarit Blinken

April 27, 2022
1 minut lexim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një postim në Facebook ka treguar se çfarë është folur në takimin mes saj, kryeministrit Kurti dhe Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Osmani e Kurti u takuan me Sekretarin Blinken në Uashington, ku së bashku po marrin pjesë në varrimin e Madeliene Albright.

“Gjatë ceremonisë së organizuar në nder të Sekretares Madeleine Albright, patëm mundësinë të takojmë Sekretarin e Shtetit Anthony Blinken. E falenderuam për kontributin e jashtëzakonshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në forcimin e shtetësisë së Kosovës, si dhe për lidershipin e treguar nga SHBA-të në kohën kur paqja dhe demokracia në Evropë po cënohen sërish”, shkruan Osmani.

“Mbështetja e vazhdueshme dhe vlerat e përbashkëta janë garanca më e fortë e miqësisë së palëkundur me SHBA-të”, shtoi ai./Gazeta Express

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ish-konkurrenti i Për’puthen vjen me një deklaratë të fortë për Rrushen

Story i radhës

Bëri gabim fatal ndaj Bolonjës, ja çfarë i ndodhi Radus pas ndeshjes

Të fundit nga

Vdes stilisti Menduh Mullaademi – Menda

Sot është ndarë nga jeta stilisti i shquar, Menduh Mullaademi – Menda. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij në rrjetin social, Facebook. “Me pikëllim të thellë, ju njoftojmë se
ShkoLartë