takimi me emisarin gjerman vucic ka nje kerkese per kosoven 627a49175bfb4

Takimi me emisarin gjerman, Vuçiç ka një kërkesë për Kosovën

May 10, 2022
1 minut lexim

Përfaqësuesi Special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, në vizitën e parë zyrtare në Serbi përcolli mesazhin e shtetit të tij se ky rajon do të jetë një nga prioritetet e politikës së jashtme gjermane në vitet e ardhshme.

Në anën tjetër, Vuçiç u tregua shumë pro-europian, duke u zotuar para emisarit gjerman se Serbia “do të ndjekë rrugën drejt BE-së edhe më intensivisht”.

Në bisedën mes tyre zu vend edhe tema e Kosovës dhe dialogu i saj me Serbinë. Siç njoftoi Presidenca e Serbisë, Sarrazin dhe Vuçiq u pajtuan që bisedimi është “mënyra e vetme e drejtë për zgjidhjen e çështjeve të hapura, si dhe për arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme”.Në këtë drejtim, Vuçiq i kërkoi Sarrazinit “mbështetje konstruktive” mbi të gjitha për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe nga ana e Kosovës, duke shtuar se ky asociacion “ka munguar për më shumë se nëntë vjet”.

Vuçiç vazhdoi duke thënë se Serbia i kushton një rëndësi të madhe Procesit të Berlinit, “si një forum për forcimin e bashkëpunimit rajonal, avancimin e procesit të pajtimit dhe tejkalimin e problemeve të trashëguara nga e kaluara, si dhe një forum që mbështet integrimin europian të Ballkanit Perëndimor përmes projekteve dhe masave konkrete”.Por, gjithashtu, Vuçiq lavdëroi edhe nismën e Ballkanit të Hapur, për të cilën tha se “përfaqëson një tjetër qasje proaktive të Serbisë për integrimin rajonal”. Edhe këtu, Vuçiq kërkoi nga BE-ja që kjo nismë të njihet si “përpjekje”.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

970 persona kerkuan ndihme ne kliniken emergjente per 4 dite 627a4913be4a9
Story i mëparshëm

970 persona kërkuan ndihmë në Klinikën Emergjente për 4 ditë

ndodh ne librazhd vjehrra dhe nusja dhunojne njera tjetren 28 vjecarja ia nxjerr inatin vjehrrit 627a49bf76c7f
Story i radhës

Ndodh në Librazhd/ Vjehrra dhe nusja dhunojnë njëra-tjetrën, 28-vjeçarja ia nxjerr inatin vjehrrit!

Të fundit nga

Mexhiti: Gjuha shqipe nuk preket, rrini rahat!

Zv.kryeminisrti i parë, Izet Mexhiti, edhe një herë është prononcuar për ligjin për përdorimin e gjuhëve. Ai ka shkruar se përdorimi i gjuhës shqipe i garantuar me këtë ligj nuk cënohet. “Në
ShkoLartë