Takimi i nivelit të lartë SHBA-Afrikë

December 10, 2022
min lexim

Takimi i nivelit të lartë SHBA-Afrikë do të mbledhë të martën në kryeqytetin amerikan rreth 50 udhëheqës nga Afrika. Presidenti Biden do të bisedojë me udhëheqësit e kontinentit afrikan si edhe me udhëheqësit e komuniteteve të diasporës në Shtetet e Bashkuara.

Serge Mombouli është ambasador i Republikës së Kongos në Shtetet e Bashkuara dhe dekan i trupit diplomatik afrikan. Në një bisedë me Zërin e Amerikës, ai thotë se për muaj të tërë ka bashkëpunuar me zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë dhe Departamentit të Shtetit për të përgatitur takimin e nivelit të lartë SHBA-Afrikë.

“Pritshmëria është që së pari, bashkëpunimi duhet të forcohet midis vendeve individuale afrikane dhe Shteteve të Bashkuara në nivel dypalësh dhe gjithashtu në nivel kontinental midis Afrikës dhe Shteteve të Bashkuara. Ne duam që ky takim të jetë gjithashtu një kontribut për Shtetet e Bashkuara në suksesin e Axhendës 2063 të Bashkimit Afrikan”, thotë Serge Mombouli, dekan i trupit diplomatik afrikan.

Axhenda 2063 i jep përparësi zhvillimit gjithëpërfshirës social dhe ekonomik, integrimit kontinental dhe rajonal, qeverisjes demokratike dhe paqes, si dhe sigurisë për të ri-pozicionuar kontinentin si një lojtar dominues në arenën globale, thotë Bashkimi Afrikan.

“Afrika, ka nevoja për energji, infrastrukturë, financim dhe kujdes të mirë shëndetësor për t’u zhvilluar. Pra, nëse ky takim mund të kontribuojë në bashkëpunimin dhe në realizimin e bashkëpunimit midis Shteteve të Bashkuara [dhe Afrikës] kryesisht në ata sektorë dhe sektorë të tjerë, kjo do të ndihmojë shumë”, thotë zoti Mombuli.

Presidenti Barack Obama organizoi takimin e parë të nivelit të lartë SHBA-Afrikë në vitin 2014. W. Gyude Moore, me Qendrën për Zhvillim Global, organizatë jofitimprurëse me seli në Uashington, thotë se ky takim vjen në një kohë vendimtare.

“Pala afrikane pret që Uashingtoni të mbajnë qëndrim për disa nga çështjet me të cilat po përballet kontinenti, si inflacioni, çmimi i naftës, lufta në Ukrainë dhe ndikimi i përgjithshëm. Por më e rëndësishmja është se takimi vjen pas konferencës ndërkombëtare për klimën, dhe udhëheqësit afrikanë i shohin Shtetet e Bashkuara si udhëheqëse në reagimin ndaj krizës klimatike”, thotë zoti W. Gyude Moore.

Vitin e kaluar, një raport i OKB-së mbi klimën në Afrikë rezultoi se temperaturat e kontinentit po rriteshin më shumë dhe me shpejtësi më të madhe se në rajonet e tjera të botës. Në shkallë botërore, Afrika është përgjegjëse për më pak se 4% të emetimeve të gazrave që shkaktojnë efektin serë.

Zoti Mombouli foli për nevojat e “Fondit Blu” për pellgun e Kongos, rajon që njihet si mushkëritë e Afrikës, për të ndihmuar vendet që të mbështeten më pak tek burimet pyjore.

“Nëse duam të mbrojmë planetin tonë, duhen shtuar fondet që kanë objektiv pellgun e Kongos. Shumë vende kanë bërë premtime por nuk kemi parë ndonjë veprim të dukshëm financiar”, thotë zoti Mombuli.

Baseni i Kongos është strehë e disa prej pyjeve tropikale më të mëdha në botë.

Sa i përket qeverisjes, në Afrikë kanë ndodhur disa grushte shteti, si në Mali, Burkina Faso, Guinea, vende që nuk janë ftuar të marrin pjesë të takim. Takimi i nivelit të lartë SHBA-Afrikë i fillon punimet të martën dhe përfundon të enjten./VOA

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Meta takim me strukturat e PL në Durrës: Qyteti është shfrytëzuar për interesat e vetëm disa personave, asnjë qytetarë nuk ka përfituar

Story i radhës

Çfarë ndodh me ne pas 7 javësh izolim

Të fundit nga

Përshtypjet e para, rëndësia në çift

E dimë që përshtypjet e para mund të na mashtrojnë, por a është kështu gjithmonë? Sa mund të mbështetemi në intuitën tonë apo duhet ta njohim plotësisht një person përpara se të

Përse macet flenë dy të tretat e jetës?

Jeta e maceve shtëpiake përbëhet nga katër aktivitete – loja, gjuetia, ngrënia dhe gjumi. Pasi kanë prejardhjen nga macet e egra, kjo në ambient të hapur ka plotësisht kuptim, sepse janë grabitqare
ShkoLartë