takimi hoxha qehaja ekologjia dhe zhvillimi rajonal ne fokus 696524d04e872

Takimi Hoxha–Qehaja: Ekologjia dhe zhvillimi rajonal në fokus

January 12, 2026
1 minut lexim

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, z. Muamet Hoxha, sot zhvilloi një takim pune me Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja, në të cilin u bisedua për gjendjen aktuale dhe perspektivat e bashkëpunimit bilateral në fushën e mjedisit dhe planifikimit hapësinor.

Gjatë takimit, ministri Hoxha dhe ambasadori Qehaja vlerësuan marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet dy vendeve, duke theksuar rëndësinë e dokumenteve ekzistuese dhe iniciativave të përbashkëta, përfshirë Memorandumin e Mirëkuptimit të vitit 2012 për bashkëpunim në fushën e mjedisit, Marrëveshjen për bashkëpunim ekonomik, si dhe iniciativën rajonale “Vizioni i përbashkët për Malin e Sharrit”, e cila synon mbrojtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të zonave të mbrojtura ndërkufitare.

Bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e bashkëpunimit në kuadër të Programit IPA për bashkëpunim ndërkufitar, si dhe projekteve të rëndësishme infrastrukturore dhe ekonomike që kontribuojnë në forcimin e lidhjeve ndërmjet dy vendeve.

Gjatë takimit u shpreh interes i përbashkët për intensifikimin e bashkëpunimit në periudhën e ardhshme, duke përfshirë edhe rishikimin e Memorandumit ekzistues ndërmjet dy shteteve.

Hoxha dhe Qehaja riafirmuan angazhimin e tyre për forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe rajonal në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe ruajtjes së trashëgimisë natyrore.

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mmjph ekologjia dhe zhvillimi rajonal ne fokus te takimit hoxha qehaja 696523789b32f
Lajmi i mëparshëm

MMJPH: Ekologjia dhe zhvillimi rajonal në fokus të takimit Hoxha – Qehaja

arsejda gjyli nese kerkesa e spak per ballukun shkon ne kuvend do te kete rrjedhje votash nga ps 6965315656e2f
Lajmi i radhës

Arsejda Gjyli: Nëse kërkesa e SPAK për Ballukun shkon në Kuvend, do të ketë rrjedhje votash nga PS

Të fundit nga

Ndërron jetë aktorja Bunny Levine

Aktorja amerikane Bunny Levine, e njohur për rolet në “Gilmore Girls”, “Law & Order” dhe filmin fitues të “Oscar”-it “La La Land”, ka ndërruar jetë në moshën 97-vjeçare në shtëpinë e saj
ShkoLartë