Takim virtual me Diasporën, Sali Berisha nuk u tha emigrantëve se përse Britania e ka shpallur “non grata”

November 17, 2024
1 minut lexim

I dënuar për të mos shkelur fizikisht në Britani e Madhe, Sali Berisha e kaloi La Manshin falë teknologjisë, për të nisur fushatën për votat e shqiptareve qe jetojnë ne Londër.

Ju keni mision të luani një rol përcaktues në zgjedhjet e ardhshme, në fitoren e opozitës arkivimit të narkoshtetit. E një shteti që nuk njeh asnjë parim përveç vjedhjes dhe frikësimit të shqiptarëve”, tha Berisha.

Lideri i opozitës nuk i foli emigranteve shqiptare se pse britanikët e kane shpallur nongrata, por i tregoi për situatën në Shqipëri duke i kërkuar ndihmë për të mposhtur Edi Ramën, i cili kërkon mandatin e katërt.

Kjo është një diktaturë, miqtë e mi, është vendi me të burgosur politikë më shumë se Bjellorusia dhe Rusia. Në Shqipëri lider të partive kryesore opozitare janë të arrestuar. Ne, të gjithë së bashku do t’i japim Edi Ramës përgjigjen që meriton”, tha ai.

Votat e diasporës janë një hambar elektoral pa përkatësi politike duke bërë që dy partitë e mëdha të vihen në lëvizje për të joshur diasporën për të qenë preferenca e tyre në parlamentaret e 2025-ës.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

ZYRTARE/ Muhamed Sejdini tërhiqet nga FFM-ja!

Story i radhës

Pas deklaratës së kryeministrit Kurti, reagon deputetja Kica-Xhelili

Të fundit nga

Flet vëllai i Gjylejta Ukellës

Familja e Gjyljeta Ukellës është shprehur e kënaqur me vendimin e gjykatës për dënim me burgim të përjetshëm për Edmond Lajçin. Vëllai i saj, Shpat Ukella tha se më këtë vendim u
ShkoLartë