Takim Osmani-Çavushogllu

min lexim

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Buajr Osmani, në margjinat e Seancës së 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, u takua me homolgun e tij nga Turqia, Mevlut Çavushogllu.

Në takim u diskutua për situatën aktuale të shkaktuar nga invazioni rus në Ukrainë, aspektin e sigurisë dhe pasojat e saj në vendet evropiane, si dhe përpjekjet që po ndërmarrin Maqedonia e Veriut dhe Turqia për t’u ballafaquar me krizën. U mirëprit angazhimi dhe ndërmjetësimi i Ankarasë dhe Kombeve të Bashkuara në marrëveshjen e arritur, e cila mundëson eksportin e drithit ukrainas në tregjet botërore, të bllokuar që nga fillimi i agresionit rus.

Veçanërisht diskutuan për bashkëpunimin rajonal dhe sfidat, si dhe për perspektivën euroatlantike të vendeve të rajonit dhe në këtë drejtim, për angazhimet e radhës të Maqedonisë së Veriut në procesin e negociatave për anëtarësim dhe skriningut, i cili formalisht tashmë ka filluar.

U shkëmbyen mendime lidhur me marrëdhëniet bilaterale, dialogun politik dhe ekonomik, në dritën e 30 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike.

Kryesimi ynë me OSBE-2023, gjithashtu ishte e pjesë e pandashme e bisedimeve, me ç’rast MPJ Çavushogllu u njoh me prioritetet si dhe me aktivitet e ndërmarra deri më tani dhe përgatitjet që i kemi realizuar në cilësi të vendit anëtarë të OSBE-së.

 

Marketing

Story i mëparshëm

Shkupjanja pranoi mbi 43 mijë euro dhe nuk i deklaroi në DAP, ngritet kallëzim penal ndaj saj

Story i radhës

Mancini në telashe para Anglisë

Të fundit nga