Takim miqësor e shumë konstruktiv me presidentin e IHF-së, Moustafa

September 15, 2023
1 minut lexim

Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini dhe sekretari i përgjithshëm, Izet Gjinovci, të premten janë pritur në takim nga presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit (IHF), Hassan Moustafa.

Takimi i mbajtur në selinë e presidentit Moustafa në Bazel ishte miqësor dhe shumë produktiv.

Presidenti Moustafa ka folur për afërsinë dhe respektin që ka për FHK-në dhe Kosovën në përgjithësi. Ka thënë se ka simpati për popullin shqiptar dhe se çmon traditën e hendbollit në Kosovë.

Gjatë takimit presidenti Moustafa dhe drejtuesit e FHK-së janë dakorduar për organizimin e IHF Trophy në vendin tonë dhe për të shqyrtuar mundësinë që në vendin tonë të organizohet një Botëror për grupmoshën U19 apo U21.

U diskutua edhe për avancimin e gjyqtarëve kosovarë në kategorinë IHF, avancimin e shkollimit të trajnerëve dhe projekte të tjera që janë në planet e të dy federatave.

Në përgjjthësi takimi ishte shumë konstruktiv dhe konfirmon raportet e shkëlqyera të FHK-së me IHF-në dhe presidentin Moustafa.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Shumica prej nesh nuk lajnë këtë pjesë trupi, ekspertët: Kushtojini vëmendje

Story i radhës

Lufta në Ukrainë/ Analisti i njohur zbulon rajonin që Rusia e kërkon me ngulm: NATO në super stërvitje, ja çfarë pritet

Të fundit nga

ShkoLartë