Takim Besimi-Ludva: Perspektiva drejt BE-së nuk ka alternativë, kjo u tregua edhe në kohë krize

March 28, 2022
min lexim

Përkushtimi i Qeverisë së re të RMV-së për të vazhduar rrugën drejt BE-së, si e vetmja rrugë dhe pa alternativë si dhe reformat që zbatojmë për përafimin me standardet e BE-së, u konfirmuan sot në takimin e ministrit të Financave Fatmir Besimi me ambasadorin e Republikës së Çekisë Jaroslav Ludva.

Ministri i Financave theksoi se pritshmëritë e Qeverisë janë që BE-ja përmes Presidencës franceze të vazhdojë përpjekjet për hapjen e negociatave për anëtarësim, ndërsa Maqedonia të vazhdojë dialogun me Bullgarinë.

Njëkohësisht, në këtë takim u ritheksua përkrahja e perspektivave të RMV-së drejt BE-së, nga ana e Republikës së Çekisë, e cila ndërmerr presidencën e BE-së nga muaji 1 korrik të vitit 2022.

Gjithashtu u konfirmua nevoja për rritjen e integritetit rajonal së bashku me rritjen e investimeve dhe rritjen ekonomike, që do të inkorporohen në qëllimin tonë strategjik – anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Në takim, të dy bashkëbiseduesit iu referuan zhvillimeve në Ukrainë dhe ndikimit në zhvillimet ekonomike botërore, duke përfshirë të dyja vendet, si dhe aktivitetet që secili vend ndërmerr për të ndikuar në absorbimin e efekteve negative ndaj ekonomisë së brendshme.

Ministri theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut e monitoron gjendjen dhe tashmë ka miratuar pako me 26 masa për mbrojtjen e standardit të qytetarëve dhe ekonomisë vendase, me qëllim që të mundësohet furnizim i sigurt me energjensa. Në këtë drejtim, e vlerësoi pozitivisht përfshirjen e vendit tonë, së bashku me vendet e tjera nga Ballkani Perëndimor dhe BE-ja në nismat që janë në dobi të rritjes së pavarësisë energjetike të Bashkimit Evropian dhe rajonit.

Ministri në këtë takim theksoi stabilitetin makroekonomik në vend, mundësitë për avancimin e bashkëpunimit ekonomik me Republikën e Çekisë dhe realizimin e investimeve.

Pas rimëkëmbjes së dukshme ekonomike në vitin 2021, pritet intensifikimi i rritjes ekonomike në vitet e ardhshme përmes realizimit të investimeve të parapara në Planin për rritje të përshpejtuar ekonomike, por edhe përmes rritjes së pjesëmarrjes së shpenzimeve kapitale në buxhet, të parapara edhe me Strategjinë fiskale për periudhën 2022-2026, ku elementet kyçe janë riprojektimi dhe përmirësimi i financave publike dhe konsolidimi gradual fiskal përmes uljes së deficitit të buxhetit. Investimet janë të fokusuara në fushën e dixhitalizimit, axhendës së gjelbër, zhvillimit të kapitalit njerëzor, konkurrencës së ekonomisë dhe investimeve në inovacione dhe zhvillimin teknologjik.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Betohen 19 shtetasit më të rinj shqiptarë, Veliaj: “Të bashkohemi në diversitet

Story i radhës

Petkov shprehet optimist për gjetjen e zgjidhjes me Maqedoninë e Veriut

Të fundit nga

ShkoLartë