Takim Ademi- Jonson, ja detajet

February 21, 2022
1 minut lexim

Në kuadër të vizitës dyditore të delegacionit të Riksdagut suedez, të udhëhequr nga znj. Lota Jonson Fornarve, nënkryetare e dytë e Parlamentit të Suedisë, në Maqedoninë e Veriut (21-22 shkurt), në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, Arbër Ademi, mbajti fjalimin e tij në të cilin theksoi se Suedia është mikja jonë e dëshmuar, e cila mbështet aspiratat
tona për anëtarësim në BE.

Në lidhje me proceset tona eurointegruese theksoi se synimi ynë është që Komisioni dhe Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut të jenë të gatshëm për fillimin e
negociatave për anëtarësim me Bashkimin Evropian, me ç’rast shprehu shpresën se
gjatë kryesisë aktuale franceze me Bashkimit Evropian do të mbahet edhe
Konferenca e Parë Ndërqeveritare dhe se do të fillojmë me negociatat për Klasterin e Parë, që ka të bëjë me sundimin e të drejtës.

Ademi, theksoi se vendi meriton që të fillojë negociatat për kapitujt, sa më parë, dhe se pret që mbështetja suedeze të vazhdojë edhe gjatë kryesimit me Këshillin e BE-së të Suedisë, i cili si pjesë e Treshes me Francën dhe Çekinë do të fillojë të kryesojë në janar të vitit të ardhshëm.

Ademi veçanërisht falënderoi në emër të Komisionit për Çështje Evropiane, për
mbështetjen për forcimin e kapaciteteve administrative dhe teknike, të Komisionit, nëpërmjet projektit të përbashkët të Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Shërbimet
e Projekteve (UNOPS), Komponenti për forcimin e Kapaciteteve të Komisionit
Parlamentar për Çështje Evropiane”, të Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim dhe
Zhvillim – SIDA, dhe të Qeverisë së Norvegjisë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Në QKUK kryhet një operacion i rrallë

Story i radhës

Dimitrov: Petkov dhe Kovaçevski së bashku do të kërkojnë që të bëhet kusht evropian përfshirja e bullgarëve në Kushtetutën e RMV-së

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë