Taipi: Dua që Kukësi të mbijetojë, te Partizani erdha për titullin

min lexim

Gjelbrim Taipi ishte protagonisti kryesor i fitores së Partizanit kundër Kukësit në çerekfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë. Futbollisti i “demave” u shpreh se te Partizani ka ardhur për titullin kampion edhe se gjithashtu beson te mbijetesa e verilindorëve, edhe pse duket e vështirë.

“Është ndjesia se kam qenë pjesë e Kukësit për tre vite.

E dinim që do të ishte një ndeshje shumë e vështirë.

Të gjithë lojtarët dhanë maksimumin dhe e rëndësishmja ishte që arritëm të merrnim fitoren që e kishim përgatitur ndeshjen.

A shpëton Kukësi? Ka futbollistë mjaft cilësorë. Në këto momente duhet të jenë të gjithë së bashku. Dëshira ime është që të shpëtojë skuadra e Kukësit, pasi në këtë skuadër kanë luajtur shumë futbollistë të nivelit të lartë. I duhet Superiores një skuadër si Kukësi, por mjaft e vështirë.

Kemi një skuadër mjaft të mirë. secili ka një kualitet shumë të lartë. Është një organikë shumë e mirë dhe që nga momenti që kam firmosur me Partizanin, objektivi i vetëm ka qenë titulli. Normalisht tani jemi në rrugën e duhur dhe besimi është i madh që të arrijmë ato objektiva.

Unë nuk është se e kam shumë problem. Kur luan me Carën në krahë dhe Skukën, janë dy futbollistë që e ndjekin shumë thellësinë dhe ma bëjnë më të lehtë mua për t’u futur drejt qendrës dhe për t’i kërkuar ata të dy.

Por edhe nëse është Mban ë vendin e Skukës, është një plus shumë i madh, sepse dihen cilësitë e tij. Kështu që jam mirë me të gjithë”, tha Taipi.

Story i mëparshëm

Është thuajse e pamundur që këto tre shenja të qajnë

Story i radhës

Kremlini hedh poshtë si të pabaza akuzat e bashkëshortes së Navalnyt se Putini qëndron prapa vrasjes së tij

Të fundit nga