Tahirukaj transferohet në elitën e Zvicrës

1 minut lexim

Aloja e Kombëtares së Kosovës, Drilon Tahirukaj, ka bërë lëvizje shumë të rëndësishme në karrierë.

Tahirukaj karrierën e vazhdon në elitën e Zvicrës, saktësisht në skuadrën Kreuzlingen. Kreuzligeni të enjten ka zyrtarizuar angazhimin e alos së djathtë, që tashmë ka nisur stërvitjet në Zvicër.

Pjesë e kësaj skuadre janë edhe shumë reprezentues të Kosovës, duke filluar nga kapiteni Valon Dedaj, pastaj Bujar Ramosaj, Haris Berisha dhe Drenit Tahirukajt. Dreniti është vëllai i Drilonit. Të gjithë këta janë shumë të rëndësishëm për Kombëtaren e Kosovës.

Kreuzlingeni për herë të parë do të luaj në Superligën e Zvicrës.

Drilon Tahirukaj në edicionin e kaluar luajti për skuadrën e Deçanit, vendlindjes së tij. Për shumë edicione 26-vjeçari ishte pjesë shumë e rëndësishme e Besa Famgas, me të cilën skuadër ka fituar shumë trofe.

Kalimi i Drilonit në Zvicër është lajm pozitiv edhe për Kombëtaren e Kosovës në prag të sfidave të ardhshme.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Momenti i vetëm kur Fifi tërhiqet në lidhjen me Adisin: propozimi

Story i radhës

Milani gati të blindojë yllin

Të fundit nga