Tahiri i bënë thirrje sërish PDK’së e LDK’së ta përkrahin mocionin: Rrëzimi i Qeverisë s’bëhet me Listën Serbe

July 25, 2023
1 minut lexim

Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka kërkuar që mocioni i tyre për mosbesim ndaj Qeverisë të përkrahet nga opozita.

Sipas tij, seancat e shtatorit duhet ta kenë synim rrëzimin e Qeverisë.

Ai konfirmoi se rrëzimi i Qeverisë nuk do të bëhet me vota të Listës Serbe.

“Kjo periudhë nuk duhet përsëritur, kjo qeveri këtë vit po karakterizohet si qeverisja më e dobët. Si GP ne nuk do të bëjmë asnjë kuorum dhe nuk do të votojmë asnjë projektligj”.

“Kjo Qeveri nuk e meriton asnjë mbështetje, tek marrëveshjet ndërkombëtare i kemi votuar. Ne si opozitë duhet ta shtyjmë mocionin përpara dhe ka një dakordim për këtë çështje dhe në shtator duhet ta kemi në rend dite mocionin e mosbesimit”, tha Tahiri.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Balla takim me Prokurorin e Përgjithshëm: Dua mbështetje në goditjen e “të fortëve” dhe rrjeteve të shpërndarësve të drogës

Story i radhës

Allegri dëshiron Lukakun

Të fundit nga

ShkoLartë