tahiri grate jane shembull i sakrifices dhe pergatitjen e gjeneratave 68e6a9b0e83e2

Tahiri: Gratë janë shembull i sakrificës dhe përgatitjen e gjeneratave

October 8, 2025
1 minut lexim

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) fushatën elektorale për zgjedhjet e 12 tetorit e ja vazhduar në Mitrovicë në një tubim me gratë e këtij qyteti. Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri premtoi mbështetje për gratë por edhe qytetarët në përgjithësi. Mirëqenie sociale, investime e trajnime në shëndetësi, arsim e infrastrukturë ishin disa nga premtimet e Tahirit në tubim me gratë.

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës  për kryetar të Komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri në një tubim me gratë e kësaj komune derisa tha se gratë e kësaj ane janë shembull i sakrificës, përgatitjen e gjeneratave dhe vetëmohim për ti rritur bijtë e bijat që japin kontribut në vend.

“Roli i gruas nuk është i rëndësishëm veç në familje është i rëndësishëm edhe gra të përgatitura dhe ua kërkoj mbështetjen për to”, tha Arian Tahiri kandidat i PDK-së për kryetar të Komunës së Mitrovicës.

Tahiri po ashtu tha se ndjen mbështetjen e madhe nga gratë por edhe gjithë qytetarët e Mitrovicës, andaj tha se ndjen përgjegjësi që ta përkthejnë në vepra të mëdha.

“Kemi ndërtuar plan program duke i takuar të gjithë qytetarët me qëllim që secili grup të jetë pjesë.  Është e realizueshme 100% sepse janë projekte që janë. Garojmë me një ekip të dinjitetshëm dhe plan program të realizueshëm 100%”. Vend të veçantë ka edhe barazia gjinore që në qytetin tonë dhe partinë tonë është. Gratë në qytetin tonë, shtetin e kompanitë janë të dëshmuar për suksesin, andaj e kanë mbështetjen time. Me qëllim që të përmirësohet edhe trajtimin e shtretërve të lumenjve. Edhe me plotësimin e stafit me psikologë në secilën shkollë, rekrutime”, tha ai.

Në këtë tubim u tha se politika lokale është më e bukur kur udhëhiqet nga gratë. Derisa u bë prezantimi i 11 grave nga Mitrovica të cilat janë kandidate të PDK-së për Kuvend Komunal ato u vlerësuan për frymëzim, solidaritet e të cilat do të jenë zëri i grave në Mitrovicë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

erdogan izraeli mbetet pengesa kryesore per paqen 68e6a8c64397f
Lajmi i mëparshëm

Erdogan: Izraeli mbetet pengesa kryesore për paqen

vite me pare i dhuroi veshken por nuk e ftoi ne dasem flet shoqja e selena gomez 68e6aad2788c4
Lajmi i radhës

Vite më parë i dhuroi veshkën, por nuk e ftoi në dasëm, flet shoqja e Selena Gomez

Të fundit nga

A u mashtrua nga menaxheri? Flet Nora Istrefi

Gjatë ditës së djeshme kanë qarkulluar në disa media raportime lidhur me një koncert të Nora Istrefit të planifikuar në Chicago, ku janë ngritur pikëpyetje rreth organizimit të tij dhe disa pagesave të
ShkoLartë