tahiraj manastiri i decanit nuk duhet te perdoret si pretekst per politika hegjemoniste 6a7b6092babe3

Tahiraj: Manastiri i Deçanit nuk duhet të përdoret si pretekst për politika hegjemoniste

August 11, 2026
min lexim

Veprimtari Saim Tahiraj ka shkruar në Facebook se Manastiri i Deçanit nuk duhet të përdoret si pretekst politik dhe se trashëgimia kulturore e Kosovës duhet të mbrohet nga propaganda dhe instrumentalizimi politik.

Tahiraj vlerëson se Manastiri i Deçanit nuk ka nevojë për një mbrojtje të imponuar nga jashtë, ndërsa thekson se ajo që, sipas tij, duhet të mbrohet është e vërteta historike dhe trashëgimia kulturore e Kosovës.

“Manastiri i Deçanit nuk ka nevojë për një mbrojtje të imponuar nga jashtë. Ajo që ka nevojë të mbrohet është e vërteta historike dhe trashëgimia kulturore e Kosovës nga propaganda dhe instrumentalizimi politik”, ka shkruar Tahiraj.

Postim i plotë:

Manastiri i Deçanit nuk ka nevojë të përdoret si pretekst politik!

Manastiri i Deçanit nuk ka nevojë për një mbrojtje të imponuar nga jashtë. Ajo që ka nevojë të mbrohet është e vërteta historike dhe trashëgimia kulturore e Kosovës nga propaganda dhe instrumentalizimi politik.

Për dekada me radhë, politika shoviniste dhe hegjemoniste serbe ka zhvilluar një propagandë të organizuar për ta paraqitur trashëgiminë kulturore e fetare të Kosovës si ekskluzivisht serbe, duke synuar ta ndërtojë një narrativë politike mbi pronësinë dhe identitetin e saj. Fatkeqësisht, kjo propagandë ka ndikuar edhe në perceptimet e një pjese të faktorit ndërkombëtar.

Por, kësaj politike propagandistike nuk duhet t’i shërbejë askush, e aq më pak veprimet e atyre qarqeve që, në emër të Islamit Politik, dëmtojnë interesat kombëtare dhe shtetërore të Kosovës.

Shqiptarët kanë një traditë të gjatë të respektimit dhe ruajtjes së objekteve fetare, pavarësisht përkatësisë së tyre. Në rastin e Manastirit të Deçanit, duhet të vlerësohet edhe historia e familjeve shqiptare që, sipas dëshmive dhe traditës së përcjellë ndër breza, kanë pasur rol në ndërtimin dhe ruajtjen e tij, ndër të cilat përmenden familja Buqaj nga Nokshiqi, familja Humaj nga Baballoqi i Deçanit dhe familja Demukaj nga Deçani. Ky manastir u ndertua nën përkujdesin e artitektit të madhë shqiptarë Fra Vita Buqaj.

Prandaj, nuk ka arsye që shqiptarët të trajtohen sikur nuk janë të aftë ta mbrojnë dhe ta ruajnë trashëgiminë e tyre kulturore e fetare. Shqiptarët i kanë ruajtur këto objekte ndër shekuj dhe do të vazhdojnë t’i ruajnë edhe sot.

Bashkësia ndërkombëtare duhet ta shohë Kosovën përtej propagandës së vjetër serbomadhe. Nuk duhet të lejojë që trashëgimia kulturore dhe fetare të shndërrohet në instrument të politikës hegjemoniste dhe të narrativave që synojnë ta deformojnë historinë.

Është koha që faktori ndërkombëtar të mos bjerë pre e kësaj propagande dhe të mos lejojë që objektet fetare të përdoren për qëllime politike.

Shqiptarët, në traditën e tyre, nuk i kanë shkatërruar objektet e veta fetare. Përkundrazi, i kanë ruajtur me përkushtim dhe fanatizëm. Edhe Manastirin e Deçanit e konsiderojmë pjesë të trashëgimisë që duhet të respektohet dhe ruhet.

Manastiri i Deçanit nuk duhet të jetë pretekst për politika hegjemoniste. Historia duhet të hulumtohet me fakte, trashëgimia duhet të respektohet dhe shqiptarëve duhet t’u besohet se dinë ta ruajnë atë që kanë ruajtur ndër shekuj.

 

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

arrihet marreveshje per cmimin e specit te ajvarit 40 den kg per klasin e pare 30 denare per klasin e pare dyte 6a7b4a0d61eaa
Lajmi i mëparshëm

Arrihet marrëveshje për çmimin e specit të ajvarit! 40 den/kg për klasin e parë, 30 denarë për klasin e parë-dytë

o dorezohu o rrezohu 73 dite proteste qytetaret vijojne qendresen kunder qeverise rama 6a7b6112246e7
Lajmi i radhës

“O dorëzohu, o rrëzohu!”/ 73 ditë protestë, qytetarët vijojnë qëndresën kundër qeverisë Rama

Të fundit nga

Një “po” që shpëtoi dy jetë

Në prag të Ditës Botërore të Dhurimit të Organeve, Ministria e Shëndetësisë kumtoi historinë e një familjeje që, përballë dhimbjes së humbjes, mori një vendim human dhe dha pëlqimin për dhurimin e
ShkoLartë