Tabaku zbulon shkeljet te inceneratorët: Skemë pastrimi parash dhe pagesa që kanë shkuar në duart e zyrtarëve

February 14, 2022
min lexim

Si jashtëzakonisht shumë të rënda i ka cilësuar kryetarja e komisionit hetimor Jorida Tabaku shkeljet për çështjen e inceneratorëve.

Në një deklaratë për shtyp pas përfundimit të mbledhjes së sotme, Tabaku tha se bëhet fjalë për skemë të pastrimit të parave dhe të pagesave që kanë shkuar në duart e zyrtarëve shtetërorë.

Për Tabakun mbrojtja që përfaqësuesit e PS i kanë bërë kompanisë është jo vetëm shkelje etike e morale por një vepër penale.

Deklarata e plotë:

Procedura e kontratës, është i gjithi korruptiv, është i gjithi në shkelje të ligjit dhe ashtu siç administratorja na e provoi, kompania nuk ka pasur asnjë penalitet megjithësen ka shkelur ligjin për zbatimin e kontratës.

Elementi i dytë që arritëm të kuptojmë sot nga intervistat, ishte që, si në rastin e Fierit, ashtu edhe në rastrin e Tiranës, keqpërdorimi dhe vjedhja me fondet e buxhetit të shtetit.

Në rastin e Tiranës, ne kemi mbi 1 milionë e 300 mijë euro shpenzime për sponsorizime shkollash, kontrata konsulence të cilët kanë paguar individë pedagogë për të shkruajtur shkrime pozitive për inceneratorin.

Në mes të vitit të pandemisë ne kemi një total prej shpenzimi udhëtimi rreth 850 mijë euro, kemi shpenzime marketingu 450 mijë euro, reklama për media 450 mijë euro, por ajo që është më e rëdnësishmja është që kuptuam sot nga inceneratori i Tiranës janë skema piramidale e ngritur dhe pagesat e kompanive të cilat zotërohen po nga Stela Gugallja, Klodian Zoto dhe Klodian Mërtiri.

Kompani nënkontraktuese për auditin e kompanisë së inceneratorit të Tiranës zotërohet nga Stela Gugallja.

Kompani konsulence dhe kryerje punimesh për Inceneratorin e Tiranës zotërohet nga z. Klodian Zoto.

Kompani konsulence për Inceneratorin e Tiranës zotërohet nga z Mirel Klodian Mërtiri. Të tre kompani të cilët marrin nënkontraktorë dhe marrin fonde publike nga kjo kontratë publike.

Zonja shumë pyetjeve e kishte të pamundur t’i përgjigjej por ajo që më çuditi është avokatia politike e kolegëve të PS-së.

Unë i mirëkuptoj kur ata mbrojnë kolegët e tyre, edhe kur mbrojnë ministrat, edhe kur mbrojnë kryeministrin, por të mbrosh një kompani e cila sot është provuar që ka kryer vepër penale, për mua është jo vetëm joetike dhe jomorale, por është në shkelje të ligjit dhe kushdo që e bën këtë sigurisht që i del në krah korrupsionit.

Ndërkohë që përsa i përket kompanisë së Inceneratorit të Fierit siç e dëgjuat nga administratori i cili merret një pagë jashtëzakonisht të lartë kompania e z. Klodian Zoto, e përfshirë vetë në procedurën e tenderit. Një punonjëse e tij kishte krijuar një kompani që kishte aplikuar për procedurën e tenderit. Më pas i kishte blerë Klodian Zoto kuotat asaj.

Kemi një kompani fiktive, që merr pjesë në garë fiktive nga punonjës të z.Klodian Zoto. Një zbatim të keq të kontratës, në shkelje të kontratës dhe asnjë penalitet për zbatimin e kësaj kontrate.

Janë marrë 28 mln euro. Janë vendosur 0 euro gjoba. Zero euro penalitete. Ndërkohë që inceneratori akoma nuk e ka filluar punën e tij.

Në të dy rastet, në inceneratorin e Fierit dhe në inceneratorin e Tiranës ne i kemi të dyja kompanitë sot, të dyja kompani me të ardhurat më të larta se në të gjitha kompanitë e tjera. Kompani me të ardhura më të larta është koncesioni i aeroportit të Rinasit, më pas e dyta është një bankë private, e treta dhe e katërta është inceneratori i Tiranës dhe i Fieritt.

Çfarë ndodh atje që ka një normë kaq të lartë fitimi?

Si ka mundësi që me fonde publike monopol kompania të ketë një normë kaq të lartë fitimi?

Si ka mundësi që një skemë piramidale, me pagesa jo vetëm për kompani fiktive, siç e provuam sot në komision, por edhe në kompensimin e TVSH-së, në xhirim të faturave fallso ?

Dhe së treti, me kompani që zotërohen po nga Klodi Zoto, Gugallja dhe Mertiri janë marrë pagesa nga fondet publike.

Sot shkeljet e evidentuara në komision janë jashtëzakonisht të rënda.

Sot bëhet fjalë jo vetëm për një procedurë korruptive në konceptim të saj, por sot bëhet fjalë për një skemë të pastrimit të parave dhe të pagesave që kanë shkuar në duart e zyrtarëve shtetërore.

Felmnderit!

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Gati të shpërthej lufta me Ukrainën, Putini gjen kohë dhe i shkruan letër Vuçiqit

Story i radhës

KEDS: Në këto komuna do të ketë ndërprerje të rrymës nesër

Të fundit nga

Broja në fushë për 45 minuta

Lajme të mira sa i përket rikuperimit të Armando Brojës! Sulmuesi kuqezi luajti si titullar për ekipin e të rinjve të Evertonit kundër Watford U-21 për 45 minuta në sfidën e Kupës
ShkoLartë