Tabaku thirrje Ahmetajt: Bashkëpuno me SPAK, hetimet për inceneratorët duhet të shkojnë deri në fund

July 11, 2023
1 minut lexim

Deputetja e Partisë demokratike, Jorida Tabaku i bëri thirrje ish-ministrit Arben Ahmetaj që të bashkëpunojë me Prokurorinë e SPAK.

Në një deklaratë për mediat pas kërkesës së SPAK që i kërkon Kuvendit autorizimin për arrestimin e Arben Ahmetajt, Tabaku tha se aferës së inceneratorëve duhet t’i shkohet deri në fund.

Kam një thirrje për Ahmetajn, thirrja imë është bashkëpunoni me drejtësinë, SPAK, shqiptarët kanë nevojë që ti shkohet kësaj afere deri në fund”, tha Tabaku.

Sot paratë janë duke u paguar për Tiranën, në këto kushte besoj se këto duhet ti kalojnë në pronësi bashkive dhe duhet të marrin në administrim këto djegës për të parë se si mund të vendosen në dispozicion. Është për Tiranën, s’ka incenerator, vetëm landfill, të ndërpriten pagesat menjëherë”, shtoi Tabaku.

 Sot mblidhet Këshilli i Mandateve, pasi Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit, SPAK, i kërkoi Kuvendit një ditë më parë dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-ministrit Arben Ahmetaj. Mbledhja nis në orën 16:00, ku do të diskutohet mbi heqjen e mandatit të deputetit, Ahmetaj.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pas gazetarëve dhe analistëve, Abdixhiku sot e takon shoqërinë civile

Story i radhës

Pjesë të Sarajit dhe Butelit pa energji elektrike

Të fundit nga

Премиум ЏЕКПОТOТ на Видеолотарија со добивка Мерцедес Бенз е 220 д, влезе во зона на паѓање

Ги одбројуваме последните денови од 2024 и се радуваме заедно со нашите ВЛТ играчи. Видеолотарија Касинос Австрија со задоволство и возбуда ја споделува информацијата дека празничната ВЛТ добивка-ПРЕМИУМ ЏЕКПОТ со фантастичниот МЕРЦЕДЕС
ShkoLartë