tabaku shqiperia po behet gjithnje e me e shtrenjte qytetaret po rendohen nga cmimet 6a006d703c6f7

Tabaku: Shqipëria po bëhet gjithnjë e më e shtrenjtë, qytetarët po rëndohen nga çmimet

May 10, 2026
1 minut lexim

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale lidhur me rritjen e kostos së jetesës dhe çmimeve në Shqipëri, duke akuzuar qeverinë se ka ndërtuar një sistem ekonomik që favorizon pakicën dhe rëndon qytetarët.

Në mesazhin e saj, Tabaku tha se gjatë gjithë javës ka takuar qytetarë, pensionistë, familje të shtresës së mesme dhe biznese, ndërsa shqetësimi kryesor që ka dëgjuar kudo ka qenë rritja e çmimeve dhe vështirësia për të përballuar jetesën.

Sipas saj, Shqipëria po bëhet çdo ditë më e shtrenjtë dhe më e pajetueshme për shumicën e qytetarëve.

“Çdo derë që kam trokitur këtë javë, çdo biznes, çdo pensionist dhe çdo familje e mesme kishte vetëm një shqetësim: koston e lartë të jetesës dhe çmimet e papërballueshme”, shprehet Tabaku në video.

Deputetja e PD theksoi se në 10 vitet e fundit çmimet në Shqipëri janë rritur me 51.1%, ndërsa të ardhurat, sipas saj, janë rritur minimalisht, duke e kthyer Shqipërinë në një nga vendet më të shtrenjta dhe më të papërballueshme në rajon.

Tabaku e lidhi këtë situatë me atë që e cilësoi si një model ekonomik të kapur nga interesat e ngushta, monopole dhe mungesa e konkurrencës.

Ajo akuzoi maxhorancën se përmes taksave të larta, ligjeve speciale dhe politikave fiskale favorizon një pakicë të lidhur me pushtetin, ndërsa rëndon qytetarët dhe bizneset e zakonshme.

“Sot kemi një sistem ekonomik që në çdo ligj që kalon parlamenti fut duart në xhepat e qytetarëve. Në çdo vendim mendohet për pakicën dhe jo për shumicën”, deklaroi Tabaku.

Në fund të mesazhit të saj, deputetja demokrate u shpreh se ndryshimi i këtij sistemi ekonomik mbetet objektivi i saj politik, duke theksuar se do të vazhdojë kontaktet me qytetarët në terren.

“Këtë sistem duhet ta ndryshojmë dhe nuk do të lodhem çdo ditë të trokas në çdo derë deri kur t’ia arrijmë”, përfundon Tabaku në reagimin e saj.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

berisha marreveshja kosove shqiperi kroaci forcon stabilitetin rajonal 6a006d0a8c281
Lajmi i mëparshëm

Berisha: Marrëveshja Kosovë-Shqipëri-Kroaci forcon stabilitetin rajonal

kuvajti raporton disa drone armiqesore 6a006dbe0ccf7
Lajmi i radhës

Kuvajti raporton ‘disa dronë armiqësorë’

Të fundit nga

Për çka po e uron Benita-Ludon?

Raportet e krijuara brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova” shpesh ndryshojnë pas përfundimit të formatit, por duket se kjo nuk vlen për Benita Zenën dhe Ludo Lee. Dyshja po vazhdon të

Kuvajti raporton ‘disa dronë armiqësorë’

Kuvajti thotë se ka zbuluar disa dronë armiqësorë në hapësirën e tij ajrore. Zëdhënësi i ministrisë së Mbrojtjes, koloneli Saud Abdulaziz al Atwan thotë se ata reaguan “sipas procedurave të përcaktuara”. Nuk
ShkoLartë