Borussia Dortmund ka kaluar një pjesë të parë të vështirë në super ndeshjen e javës së gjashtë të Bundesliga-s kundër Leipzig.
Vendasit, në fakt, kanë shkuar në dhomat e zhveshjes pas përfundimit të 45 minutave të para në avantazh 2-0.
Ka qenë Orban që ka zhbllokuar sfidën që po luhet në Red Bull Arena me një goditje të bukur me kokë në minutën e gjashtë.
Në fundin e pjesës së parë, në minutën e 45-të, ka ardhur edhe goli i dyfishmit të avantazhit për skuadrën e Red Bull.
Pasi Timo Werner ka shpërdoruar një rast të pastër, Leipzig ka realizuar golin e dytë me një super goditje nga jashtë zone nga ana e Szoboszla.