Suzana Ujkiq shkëlqen në Francë, shpallet lojtare e ndeshjes 

May 1, 2022
1 minut lexim

Hendbollistja shqiptare me prejardhje nga Mali i Zi, Suzana Ujkiq, anëtare e Kombëtares së Kosovës, mbrëmë shkëlqeu në fanellën e ekipit Yutz.

Ekipi Yutz ka shënuar fitore të thellë me rezultat 33:13 ndaj Reichstett, në ndeshjen e javës së 24-të të Ligës Kombëtare të Francës (liga e tretë).

Ujkiq ka treguar lojë jashtëzakonisht të mirë si në mbrojtje po ashtu edhe sulm, duke u shpallur lojtare e ndeshjes. 

Ajo shprehet e lumtur për lojën që ka treguar, për 5 gola që shënoi dhe për epitetin e lojtares më të mirë të ndeshjes. 

Ujkiq tha se të gjitha lojtaret kanë luajtur për një dhe një për të gjithë.

Palente Besancon kryeson me 72 pikë, pasojnë JDA Dijon 62, Metz 2 me 61 pikë e Yutz është në vend të katërt me 60 sosh etj.

Yutz përgatitet për derbin e madh me 7 maj, ku e presin Metz 2, sfidë që luhet në orën 20.30.

Duhet theksuar se Ujkiq gati për 4 vite ka qenë pjesë e Istogut, largimi i saj nga ky ekip, po vërehet dukshëm në repartin e mbrojtjes.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Liverpool është shumë afër marrëveshjes rekord

Story i radhës

4 gabimet që shmangin njerëzit me vetëbesim

Të fundit nga

Bekim Sali: E ardhmja jonë është NATO dhe BE!

Deputeti i koalicionit VLEN, Bekim Sali në rrjetin social facebook ka shkruar se fjalimet në sesionin pranveror të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, në kuadër të përvjetorit të Marrëveshjes së Dejtonit, nga Sekretari
sqmken
ShkoLartë