Hendbollistja e kombëtares së Kosovës, Suzana Ujkiq, mbrëmë ka treguar lojë të mirë për ekipin Yutz, duke e mposhtur me rezultat 39: 24 Achenheim/Trucht, në kuadër të ligës kombëtare (Liga e Tretë e Francës).
Ujkiqi ka treguar angazhim të madh në mbrojtje po ashtu me pesë gola ka ndihmuar ekipin në fitoren e madhe.
Përveç kësaj, Ujkiq nxori edhe katër penallti, e cila ka qenë prej lojtareve më të mira.
Yutz renditet në vend të tretë me 11 pikë, katër me pak se Metz HB.
“Treguam lojë të mirë, të gjithë u angazhuam dhe si fryt i lojës kolektive arritëm edhe fitoren bindëse”, – tha Ujkiq për gazetën kombëtare “Bota sot”.