SUV-i elektrik i ri Volvo shkon për konsumatorët në moshë të re

Makina e gjeneratës së re elektrike luksoze e Volvo, SUV-i EX90, ende nuk ka debutuar por kompania Suedeze ka filluar të flasë tashmë për një tjetër model elektrik.

Volvo EX30 do të jetë një SUV i vogël i cili debutimin e tij global do ta bëjë më 7 Qershor. Emri i këtij modeli ka qarkulluar prej disa javësh ndërsa makina do të rreshtohet pas serive Volvo 40 të makinave elektrike përfshirë C40 Recharge dhe XC40 Recharge.

Pavarësisht madhësisë, do të ruajë formën e saj SUV që do të thotë se qëndron mbi nivelin e C40 Recharge. Me këtë makinë elektrike Volvo është vënë pas blerësve në moshë të re ose konsumatorëve të cilët janë duke ndërtuar një familje.

Pritet të jenë një model elektrik dhe pse Volvo ka heshtur në lidhje me shumë detaje të makinës. Kur të mbërrijë do të ketë padyshim konkurrencë të fortë nga Tesla Model Y, Ford Mustang Mach-E, Hyundai Ionic 5 dhe Kia EV6 por nuk përjashtojmë as Polestar 3. /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL

Story i mëparshëm

Gjermania ndalon flamujt rusë në ngjarjet e Ditës së Fitores

Story i radhës

Parandalohet një rast i kontrabandës me duhan

Të fundit nga