Sonte me fillim nga ora 21:00, kampioni evropian Chelsea do të zhvillojë ndeshje si vendas kundër Real Madridit, e vlefshme kjo për takimin e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.
Në fazën e eliminatoreve, Chelsea e mposhti me rezultat të përgjithshëm 4:1 skuadrën e Lille, kurse Real Madridi e eliminoi me rezultat të ngushtë 3:2 Paris Saint-Germain.
Ndërkaq, në ndeshjen e fundit të zhvilluar, Chelsea pësoi humbje si vendas kundër Brentfordit me rezultat 4:1, kurse Reali e mposhti me rezultat 2:1 Celta Vigon.
Në anën tjetër, takimi i fundit me këtyre dy skuadrave daton në muajin maj të vitit 2021, ku asokohe “Blutë” e Londrës e mposhtën Realin me rezultat solid 2:0.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë mungesa të lojtarëve, ku për Chelsean nuk do të paraqiten Ben Chilwell dhe Hudson-Odoi, kurse te Reali do të mungojnë Hazard, Isco dhe Jovic.
Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.
Chelsea (3-4-3): Mendy; Azpilicueta, Silva, Rudiger; James, Jorginho, Kovacic, Alonso; Ziyech, Havertz, Pulisic
Real Madrid (4-3-3): Courtois; Carvajal, Militao, Alaba, Mendy; Kroos, Casemiro, Modric; Asensio, Benzema, Vinicius Junior