Është publikuar formacioni më i mirë i muajit janar në Serie A, ku pjesë e tij janë edhe dy futbollistë kosovarë.
Bëhet fjalë për mbrojtësit Amir Rrahmani dhe Mërgim Vojvoda, paraqitjet e të cilëve ua siguruan mbrojtësve të Kosovës pjesëmarrjen në formacionin e muajit.
Në muajin janar, Rrahmani regjistroi tre fitore dhe një humbje me Napolin, ku në fitoren 4:1 kundër Salernitanas regjistroi edhe një gol.
Në anën tjetër, Vojvoda në këtë muaj me Torinon arriti të sigurojë dy fitore dhe një barazim, dhe të regjistrojë dy asistime mbi emrin e tij.