BE mbështet zgjatjen e organeve të vettingut

Bashkimi Europian mbështet nismën e mazhorancës të paraqitur sot në Kuvend për zgjatjen e organeve të vettingut.

Unioni Europian në Shqipëri thotë se ky është një hap për t’u votuar nga deputetët si hap i suksesshëm i procesit të vettingut, duke e cilësuar atë rëndësishëm edhe për integrimin e Shqipërisë në BE.

“Hap i rëndësishëm sot në Kuvend me paraqitjen e projekt-amendamentit kushtetues për zgjatjen e mandatit të organeve të vettingut, për t’u votuar nga të gjithë deputetët. Bashkimi Evropian mbështet fuqimisht zgjatjen e mandatit.

Përfundimi i suksesshëm i procesit të vettingut është tejet i rëndësishëm për integrimin evropian të Shqipërisë”,-thuhet në deklaratë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

По три години натегање, отворена е депонијата „Русино“ кај Гостивар – ќе опслужува девет општини

Story i radhës

Super lajm për lojtarët e Kosovës

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish