sulmuesi i frances refuzon oferten e zikalterve 64271f428cb10

Sulmuesi i Francës refuzon ofertën e zikaltërve

March 31, 2023
1 minut lexim

Interi është në kërkim të një qendërsulmuesi për sezonin e ardhshëm, ku largimi i Lukakut duket i sigurt.

Zikaltrit kanë piketuar shumë emra të ndryshëm, e një prej tyre, ishte edhe ai i francezit Marcus Thuram .

Lojtari mbyll këtë vit kontratën e tij me Borusia Mynshengladbah dhe në verë mund të largohet si lokjtar i lirë. Kjo ka shtyrë shumë klube, mes të cilëve edhe zikaltrit, që të interesohen për të.

Por futbollisti, i cili është djali i ish-mbrojtësit të Parmës e Juventusit, Lilen Turam, ka refuzuar ofertën e Interit. Sipas “SportMediaset”, ai u ka bërë të ditur përfaqësuesve të klubit zikaltër se nuk është i interesuar për momentin që të vazhdojë karrierën e tij në radhët e këtij klubi.

Për më tepër, Markus Turam pritet që shumë shpejt të bëjë publik edhe vendimin e tij se ku do të vazhdojë karrierën, për të mbyllur zërat që e shohin atë pranë një klubi apo një tjetri.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

muaj i mbare te gjithe perfitojne astrologu ben parashikimin e prillit 64271ece9ca21
Story i mëparshëm

“Muaj i mbarë, të gjithë përfitojnë”, astrologu bën parashikimin e prillit

arrestohet 32 vjecarja nga nje fshat i gostivarit kanosi me thike punetoret ne spitalin modular 64271f4431929
Story i radhës

Arrestohet 32-vjeçarja nga një fshat i Gostivarit, kanosi me thikë punëtorët në Spitalin Modular

Të fundit nga

Horoskopi ditor, e Hënë 19 maj 2025

Dashi Jeta juaj ne çift do jete po aq e bukur dhe emocionuese si ne fillimet e lidhjes. Do dashuroheni si dy adoleshente dhe do argëtoheni pa fund. Beqaret duhet t’i shohin
ShkoLartë