Arrestohet 32-vjeçarja nga një fshat i Gostivarit, kanosi me thikë punëtorët në Spitalin Modular

Një 32-vjeçare me iniciale B.J. nga një fshat i Gostivarit, ka kanosur gjatë ditës së djeshme punëtorët e Spitalit Modular të Gostivarit dhe ka dëmtuar një pjesë të inventarit, përcjell TV21.

“Më datë 30.03.2023 rreth orës 13.40, policët nga SPB Tetovë – Departamenti për punë të brendshme Gostivar, kanë arrestuar 32-vjeçaren me iniciale B.J. nga një fshat i Gostivarit, e cila në Spitalin Modular në Gostivar me mjet të mprehtë ka kanosur punëtorët dhe ka dëmtuar një pjesë të inventarit. Rasti është duke u zbardhur”, qëndron në njoftimin e MPB-së.

Burimi: TV21

Story i mëparshëm

Sulmuesi i Francës refuzon ofertën e zikaltërve

Story i radhës

Parashikimi i motit për fundjavë, temperaturat do të shënojnë ulje

Të fundit nga