Florian Thauvin duhej të ishte një lojtar i Milanit, Prapaskenën e zbulon vetë sulmuesi 29-vjeçar francez, që deklaron se kishte arritur një marrëveshje me kuqezinjtë, të cilët nga ana tjetër i kishin kërkuar kohë.
Megjithatë në fund Thauvin vendosi të mos presë më dhe në mesin e muajit prill firmosi për meksikanët e Tigres, duke qenë se në qershor i përfundonte kontrata me Marseille.
“Fola me drejtuesit e Milanit dhe paraprakisht arritëm një marrëveshje, megjithatë ata nuk e dinin ende buxhetin për sezonin e ri dhe nuk e dinin a do të mund të kualifikoheshin në Champions, ndaj më kërkuan kohë.
Unë nga ana tjetër nuk prita më dhe në prill firmosa për Tigres”, u shpreh sulmuesi francez.