Presidenti i Ligës spanjolle, Havier Tebas, ka gjetur rastin për të sulmuar sërish presidentin e Barcelonës, Joan Laporta.
Molla e sherrit vijon të mbetet Super Liga dhe të ardhurat e gjeneruara nga e drejta televizive.
Laporta kishte sulmuar Tebasin, duke i kujtuar se La Liga do të ulë të ardhurat e klubeve në sezonin e ardhshëm nga 2 miliardë në 1.7 miliardë euro, në ndryshim nga Premier Liga në Angli, ku të ardhurat do të arrijnë në 7 miliardë euro!
Por Tebas është kundërpërgjigjur, duke e quajtur të painformuar Laportën, pasi ka bërë publike përfitimet e majme të Realit dhe Barcelonës.
“Reali dhe Barcelona përfitojnë 160 milionë euro nge e drejta TV, vetëm 15-16 milionë euro më pak se Mançester Siti. Ndaj Laporta bën mirë të flasë pasi të informohet e jo kështu nëpër tym”, ka thënë Havier Tebas.