Ndarja nga jeta e ish-ministrit të Jashtëm italian, Meta: Një përkrahës i jashtëzakonshëm i liberalizimit të vizave dhe anëtarësimit në NATO

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të ish-ministrit të Jashtëm italian, Franco Frattinit.

Përmes një postimi në facebook Meta shkruan se Frattini ka qenë një mik i madh i shqiptarëve dhe mbështetës i vendosur i liberalizimit të vizave për vendin tonë.

Kreu i PL i shpreh ngushëllimet  e ndjera familjes së të ndjerit por dhe gjithë popullit italian.

“Me trishtim të thellë mësova për ndarjen e parakohshme nga jeta të Franco Frattinit, mikut të madh të shqiptarëve, i cili ideoi udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave të BE me vendet e Ballkanit Perendimor dhe ishte mbështetësi më i vendosur për kurorëzimin me sukses të këtij procesi historik sidomos për Shqipërinë.

Frattini ishte një përkrahës i jashtëzakonshëm për anëtarësimin tonë në NATO dhe integrimin europian. Ai e kuptonte rëndësinë e marrëdhënieve strategjike midis dy vendeve tona, ndaj u përkushtua për forcimin e tyre në të gjitha drejtimet.

Ngushëllimet më të ndjera familjes Frattini, autoriteteve dhe popullit mik italian për këtë humbje të madhe dhe të pazëvendësueshme që na pikëlloi të gjithëve!”, shkruan Meta.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Sulmon dhe njëherë Laportën për përfitimet

Story i radhës

Moti për 5 ditë në Kosovë

Të fundit nga