Hakerët vodhën afro 200 milionë dollarë në kriptomonedha nga Nomad, një mjet i cili ju mundëson përdoruesve të kalojnë tokenët nga një blockchain tek një tjetër.
Sulmi është një tregues i dobësive të sigurisë që ekzistojnë në botën e financave të decentralizuara ndërsa Nomad pranoi ekzistencën e një “exploit.”
“Jemi në dijeni të incidentit ku u përfshi Nomad dhe po hetojmë ndërsa do tu vëmë në dijeni për çdo të re,” tha startupi.
Është e paqartë skema e përdorur nga hakerët apo nëse Nomad planifikon të rimbursojë përdoruesit të cilët kanë humbur paratë e tyre gjatë sulmit.
Kompania e përshkruan vetveten si një shërbim të sigurtë. Ekspertët e sigurisë blockchain e përshkruan exploit-in si “free-for-all.”
Çdo gjë filloi me një përditësim të kodit të Nomad. Një pjesë e tij ishte markuar si i vlefshëm kurdoherë që një përdorues vendoste të niste një transfertë duke lejuar hakerët të tërheqin më shumë asete sesa ishin depozituar.
Sapo u kuptua çfarë po ndodhte, hakerët vunë në përdorim ushtritë e botëve për të realizuar sulme.
Dobësitë e sigurisë dhe dizajnet e këqija i kanë bërë ura e blockchaineve objektivat kryesorë të hakerëve. Më shumë se 1 miliardë dollarë janë vjedhur në kriptoasete përmes problemeve të sigurisë së këtyre urave gjatë 2022 sipas një raporti të Elliptic.
Në Prill, një urë tjetër blockchain quajtur Ronin u sulmua dhe humbi 600 milionë dollarë. /PCWorld Albanian