Sulmohet nga qeni vogëlushja 2-vjeçare, përfundon në spital në gjendje të rëndë! E dëmtoi në gjoks dhe bark

1 minut lexim

Një vajzë 2 vjeç e gjysmë është shtruar në spitalin e Santobno në Napoli pasi u sulmua nga një qen Rottweiler.

Sipas raportimeve nga mediat vendase, qeni është në pronësi të një të afërmi.

Vajza e vogël, e cila pësoi dëmtime në bark dhe në gjoks u  transportua në spitalin Maresca në Torre del Greco.

Në momentin që mbërriti në spital vogëlushja kishte pësuar arrest kardiak por ndërhyrja e menjëhershme e mjekëve e riktheu në jetë.

Tg Com shkruan se vajza u stabilizua dhe u transferua në Napoli ku ndodhet ende në gjendje të rëndë për jetën.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Dita më me fat në muajin korrik, për secilën shenjë të horoskopit

Story i radhës

Propozimi francez, vazhdojnë protestat para Qeverisë

Të fundit nga