sulmohet dhe kercenohet me jete drejtoresha e arsimit ne gjakove 68c06e2e2b916

Sulmohet dhe kërcënohet me jetë drejtoresha e Arsimit në Gjakovë

September 9, 2025
1 minut lexim

Sot në Gjakovë është sulmuar fizikisht dhe është kërcënuar me jetë, drejtoresha e Arsimit, Eranda Kumnova Baçi.

Personi që e ka sulmuar është një ish-punonjëse e çerdhes “Ganimete Terbeshi” e cila edhe me herët ka qenë disa herë e arrestuar për sulm ndaj drejtoreshës Kumnova-Baçi.

Kryesja e veprës është e diagnostikuar me sëmundje mendore. Në një prononcim, drejtoresha Kumnova-Baçi ka thënë se “tash e sa kohe e kam të vështirësuar jetën personale dhe atë të zyrtarit publik pasi personi në fjalë më ka sulmuar disa herë në vendin e punës dhe në ambiente private”, transmeton kp.

“Iu bëj thirrje organeve përgjegjëse që përmes vendimeve të merituara gjyqësore të ma mundësojne lirshëm ushtrimin e funksionit te zyrtarit publik dhe të më sigurojnë lëvizjen e lirë për mua dhe familjen time”, ka shtuar Kumnova-Baçi.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

video ministrja e shendetesise ne suedi humb ndjenjat gjate konferences per shtyp 68c06d43ded4d
Lajmi i mëparshëm

Video/ Ministrja e Shëndetësisë në Suedi humb ndjenjat gjatë konferencës për shtyp

si rrallehere cozman shfaqet prane gruas dhe djalit 68c06f52ce3d8
Lajmi i radhës

Si rrallëherë, Cozman shfaqet pranë gruas dhe djalit

Të fundit nga

ShkoLartë