Sulmohen disa të mitur në autobusin urban në Qendër të Shkupit

1 minut lexim

Shkup, 3 tetor – Para disa ditësh tre fëmijë nga fshati Stajkovci i Shkupit janë sulmuar nga një grup të miturve në autobusin e JSP-së në Qendër të Shkupit, njoftoi MPB.

“Sot në ora 11:30 në SPB Shkup, M.M.(53) nga fshati Stajkovci, Shkup, ka raportuar se me datë 30.09.2024 rreth orës 13:55 në autobusin e JSP-së në zonën e Qendrës, djali i tij i mitur dhe dy shokët e tij të mitur janë sulmuar fizikisht nga të mitur të tjerë, të cilët kanë përdorur edhe një mjet të fortë”, thonë nga MPB.

Nga MPB thonë se po merren masa për zbardhjen e rastit.

BURIMI: zhurnal.mk

Story i mëparshëm

Dalin në shitje biletat e ndeshjes Kosovë – Qipro

Story i radhës

Shkup: MPB me kallëzim penal ndaj një kryetari të një komune!

Të fundit nga