Sulmi rus ndaj Ukrainës në Detin e Zi/ Britania e Madhe: E tmerrshme, duhet bërë gjithçka për ta nxjerrë Moskën jashtë loje

1 minut lexim

Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss e ka konsideruar si të tmerrshëm sulmin rus në portin ukrainas të Detit të Zi në Odesa.

Sulmi erdhi disa orë pasi Moska dhe Kievi nënshkruan marrëveshjen për të lejuar rifillimin e eksporteve të grurit nga qyteti jugor.

“Është absolutisht e tmerrshme që vetëm një ditë pas arritjes së kësaj marrëveshjeje, Vladimir Putin ka nisur një sulm krejtësisht të pajustifikuar ndaj Odesës. Kjo tregon se asnjë fjalë që ai thotë nuk mund t’i besohet.

Dhe ne duhet të punojmë urgjentisht me partnerët tanë ndërkombëtarë për të gjetur një mënyrë më të mirë për të nxjerrë grurin nga Ukraina që nuk përfshin Rusinë dhe premtimet e tyre të thyera”, tha Truss.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Llojet e ëndrrave që shohin më shpesh njerëzit me ankth!

Story i radhës

A do të jetë kreu i PD-së ceremonisë së betimit të Presidentit në parlament? Reagon Berisha

Të fundit nga