sulmi ne rumani reagon putin droni mund te kete qene i ukraines 6a1a054773f3b

Sulmi në Rumani, reagon Putin: Droni mund të ketë qenë i Ukrainës

May 29, 2026
1 minut lexim

Presidenti rus, Vladimir Putin deklaroi se nuk është e qartë nëse droni që u rrëzua në Rumani ishte i prodhuar ose i operuar nga Rusia, duke lënë të kuptohet se ai mund të ketë qenë një mjet ajror pa pilot i Ukrainës. Sipas tij, mbetjet e dronit duhet t’i dorëzohen Rusisë për një hetim të pavarur.



Më herët, autoritetet rumune njoftuan se një dron goditi një ndërtesë banimi në juglindje të vendit, duke plagosur dy persona gjatë një sulmi ajror rus ndaj objektivave në Ukrainën fqinje.

Si reagim ndaj incidentit, presidenti rumun Nicușor Dan njoftoi dëbimin e konsullit rus në Konstancë dhe mbylljen e konsullatës ruse në këtë qytet. Ai bëri të ditur gjithashtu se Rumania ka arritur marrëveshje me aleatët e NATO-s për vendosjen e përkohshme të pajisjeve shtesë të mbrojtjes ajrore në territorin e saj deri në modernizimin e sistemeve kombëtare.

Moska reagoi menjëherë. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha se kundërmasat ndaj vendimit rumun “nuk do të vonojnë”, ndërsa hodhi poshtë akuzat për përfshirje ruse në incident. Sipas saj, nuk është paraqitur asnjë provë që dronët rusë kanë fluturuar mbi territorin e vendeve të Bashkimit Evropian.

NATO dënoi atë që e cilësoi si sjellje të papërgjegjshme të Rusisë dhe ritheksoi se do të mbrojë “çdo pëllëmbë të territorit të aleancës”. Autoritetet rumune deklaruan se droni ishte pjesë e një grupi prej 43 dronësh të drejtuar drejt objektivave në Ukrainë.

Burimi: opinion.al

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

petrova pa ndryshime kushtetuese nuk ka perparim ne rrugen evropiane per maqedonine e veriut 6a19f34d2921b
Lajmi i mëparshëm

Petrova: Pa ndryshime kushtetuese, nuk ka përparim në rrugën evropiane për Maqedoninë e Veriut

kurti ne peje me 7 qershor do shpallet ajo qe e dime vvja do te jete fituese me rekord te ri historik 6a1a0a00bf5bb
Lajmi i radhës

Kurti në Pejë: Më 7 qershor do shpallet ajo që e dimë, VV’ja do të jetë fituese me rekord të ri historik

Të fundit nga

ShkoLartë