Sulmi në qendrën tregtare, deklarohet Rusia

1 minut lexim

Rusia ka pretenduar se zjarri në qendrën tregtare Kremenchuk u shkaktua nga një goditje në një depo armësh në zonë dhe jo nga goditja e drejtpërdrejtë e saj.

Ministria ruse e mbrojtjes tha se gjuajti raketa kundër një depoje armësh në qytet dhe ishte një shpërthim i mëvonshëm i municioneve që shkaktoi zjarrin, raporton Sky News, përcjell Bota sot.

Të paktën 18 persona u vranë në sulmin, për të cilin Ukraina tha se ishte kryer kundër qendrës tregtare.

Guvernatori lokal ukrainas Dmytro Lunin këmbënguli se nuk kishte asnjë objektiv ushtarak aty pranë që Rusia mund të kishte synuar.

Udhëheqësit botërorë kanë mbështetur pretendimin e Ukrainës, duke e quajtur sulmin një krim lufte.

Rusia ka mohuar vazhdimisht se ka shënjestruar infrastrukturën civile gjatë pushtimit të saj, me zëvendësambasadorin e saj në Kombet e Bashkuara që më parë pretendonte se ky sulm i veçantë ishte një “provokim ukrainas”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ferizaj përforcohet me një mbrojtës 

Story i radhës

Dita e Kosovës!

Të fundit nga