​Sulmi në e-Albania, Rama: Dyshojmë te dy shtete

July 20, 2022
1 minut lexim

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka folur sot rreth sulmit kibernetik ndaj sistemit të e-Albania.

Ndërkohë që shumica e shërbimeve të këtij sistemi janë kthyer në funksion, kryeministri Rama tha se sulmi kibernetik është organizuar nga dy shtete.

Edhe pse nuk i përmendi me emër, ai tha se sulmi ishte i sofistikuar dhe për të mbrojtur sistemin u përfshi edhe NATO.

“Sulmi është i organizuar nga një shtet, është një shtet mbrapa këtij sulmi. Nuk jemi ne në gjendje të identifikojmë ne shtetin. Dy janë shtetet që dyshojmë. E them këtë, për të thënë që sulmi është jashtëzakonisht kompleks dhe agresiv. Dhe sistemet nuk kanë çeduar në aspektin e shkatërrimit të tyre, nuk janë zhdukur të dhënat e shtetit, aq më tepër që ato nuk rrinë ashtu siç e imagjinojnë njerëzit. Sepse AKSHI nuk mban të dhëna. Jemi në kushtet e një sulmi kibernetik tepër të sofistikuar që ka përfshirë në pjesën e kundërsulmit NATO-n. Po punohet me një skuadër përtej skuadrës sonë”, tha Rama gjatë një takimi me drejtuesit e rinj të Partisë Socialiste./A2

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

KSI nesër diskuton për situatën epidemiologjike në Maqedoninë e Veriut

Story i radhës

Napoli drejt shitjes 650 milionë euro

Të fundit nga

Myrto Uzuni mes La Ligas dhe SHBA-së

Myrto Uzuni po bën paraqitje fantastike me Granadan në Spanjë, ku po shënon gola të rëndësishëm. Sulmuesi beratas ka hyrë gjithashtu në historinë e skuadrës spanjolle, teksa është bërë golashënuesi i këtij
ShkoLartë